MENU
klinika

"Shpresojmë që 2021 të jetë një vit vendimtar për integrimin"

Varhelyi bisedë me ministren Olta Xhaçka, zbulohen temat e diskutimit

08.01.2021 - 17:04

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë me BE, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e re të Jashtme, Olta Xhaçka.

Lajmi është me dije përmes një shënimi në tëitter nga Varhelyi, i cili ka përgëzuar ministren për postin e ri.

Gjithashtu është diskutuar për pandeminë Covid-19 dhe për perspektivën e vendit tonë në rrugën drejt BE.

Shënimi i Varhelyi

Bisedë e mirë me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka. E përgëzova atë për emërimin në postin e ri dhe diskutuam për progresin e Shqipërisë dhe axhendën apo prespektivën në BE. Ne folëm për luftën kundër Covid-19; BE qendron pranë Ballkanit Perëndimor. Unë shoh një bashkëpunim të frytshëm.

Screenshot_5.jpg