MENU
klinika

Formula 1

Vettel tregon arsyen e largimit nga Ferrari

04.01.2021 - 14:57

Pasi mbylli venturën e tij te Ferrari, piloti gjerman Sebastian Vettel do të nisë një faqe të re të karrierës së tij me makinën Aston Martin. Në një intervistë për mediat gjermane, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 sqaron arsyen se përse vendosi të garojë me këtë makinë .

“Isha shumë entuziast nga projekti që ata kishin dhe mezi pres të nis punën për të zbatuar atë projekt. Askush nuk mund të jap sot 100% garanci për të ardhmen, por isha shum kurioz se si do të funksionojë ai projekt, ndaj vendosa të garoj për Aston Martin. Unë kam besim”, – tha Vettel.

Ndërkohë gjermani tregon edhe marrëdhënien e tij me Ferrarin: “Natyrisht, nuk do doja kurrë ta mbyllja në këtë mënyrë me Ferrarin, flas për nga rezultatet. Si në shumë fusha të jetës, ka një cikël dhe mendoj se i imi përfundoi. U jam mirënjohës të gjithëve te Ferrari për sa kalova aty.”