MENU
klinika

Çfarë thonë dëshmitarët e ngjarjes?

Vrasja e 32-vjeçarit në Durrës/ Viktima kishte ndryshuar emrin

24.01.2021 - 18:22

Një 32-vjeçar raportohet se është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen nr 16 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë, fillimisht 32-vjeçari i identifikur si Jetmir Bregu mbeti i plagosur, por me pas u raportua se ai nderroi jetë.

Ndërkohë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, tha policia.

Burime bëjnë të ditur se viktima i cili u identifikuar me emrin Jetmir Bregu, e kishte ndryshuar emrin në Ilir Kuçi. Mësohet se i riu është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme.

Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë, ndërsa policia po bën krehjen e zonës. Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në Polici, dhe nuk janë të pakët në numër.

32-vjeçari ndërroi jetë në spital, pasi fillimisht u raportua se ai u plagos në këmbë.