MENU
klinika

"Kosova, kurrë më pjesë e Serbisë"

Walker: Vuçiç e di çfarë ka ndodhur në Reçak

15.01.2021 - 14:22

         William Walker pak kohë më parë, kishte komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kur ky i fundit kishte thënë se ai [Walker], nuk punoi për CIA-n dhe nuk ishte pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë. Ai tha, se Vuçiç flet të pavërteta lidhur me masakrën e Reçakut dhe se Kosova, kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë, sjell Kultplus në 21-vjetorin e masakrës.

Walker, në një intervistë për BBC, në serbisht, kishte deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ende e përmend atë me informacion të pasaktë, gjë të cilën, Vuçiç e di se nuk është e vërtetë, “sepse ai e di, se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Reçak”, duke shtuar se, kjo e irriton atë.

Ai e kujtonte presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, si ministër të Informacionit nga Partia Radikale Serbe, Vojislav Sheshelit, në regjimin e Slobodan Milosheviçit.

“Kanë kaluar njëzet vjet dhe mund të falim e të harrojmë gjërat e pasakta, që ata thanë për mua – Unë nuk kam punuar për CIA-n, nuk kam qenë pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë.

“Është hipokrite, që dikush nga regjimi i Milosheviçit, të përmendë gjenocidin dhe spastrimin etnik, duke aluduar se shqiptarët e Kosovës, mund të përsërisin 17 marsin [2004], veçanërisht, kur nuk ka fakte pas pretendimit dhe në të njëjtën kohë, pretendohet se mbrojnë marrëdhënie të mira me Prishtinën” – ishte shprehur ai, më tej.

“Unë mendoj se Kosova, nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira, nën regjimin e Milosheviçit…”, kishte theksuar, Walker. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vuçiç si Gebelsi i Gjermanisë naziste!”

Cakaj i revoltuar: Mohimi i Reçakut, akt kriminal!

"Të kërkohet falje publike për masakrën e Reçakut"

‘Vuçiç mohon Reçakun’, reagon Këshilli i Ambasadorëve


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit