MENU
klinika

Në ditën e fundit si Ministre e Mbrojtjes!

Xhaçka videokonferencë me ushtarakët në misione

03.01.2021 - 14:30

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në ditën e saj të fundit në këtë detyrë ka zhvilluar një videokonferencë me ushtarakët në misionet paqeruajtëse dhe zyrtarë të lartë të NATO-s.

Kjo konferencë online është traditë e përvitshme për çdo Vit të Ri, dhe Xhaçka e ka mbajtur këtë edhe në ditën e fundit të saj si ministre e mbrojtjes pasi nesër në parlament do të votohet si ministrja e re e jashtme.

Ajo thotë se pavarësisht se nuk do jetë më në këtë detyrë do jetë një mike shumë e mirë dhe avokatja më e flaktë e FA.

foto galeri

“Tek unë do të keni gjithmonë, përveçse një mike shumë të mirë edhe avokaten tuaj më të flaktë”, u shpreh gjatë bisedës Ministrja Xhaçka.

foto galeri

Në takimin online, ku kanë marrë pjesë drejtues të forcave, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof.  asoc.  Bajram Begaj,  ka siguruar vijimin e vëmendjes për efektivët dhe familjarët e tyre.  Aktualisht FA përfaqësohet me 200 efektivë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe BE-së në disa vende të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN