MENU
klinika

Falimenton një nga bizneset e tij

Zhdukja e e biznesmenit, zbulohen detaje të reja

30.01.2021 - 10:35

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e biznezmenit Davide Pecerolli, i cili rezulton i zhukur nga data 8 janar.

Bëhet me dije se biznesmeni kishte probleme me pasurinë. Mësohet se një nga bizneset “Hairdressers Milano” iu vë vula e falimentimit, shkruan “Reporttv”.

Nuk janë bërë ende me dije arsyet për marrjen e kësaj mase, por biznesi i falimetuar ishte në emër të partneres shqiptare.

Edhe fakti që ka falimentuar biznesi në Itali është një fakt që mbështet hipotezën e problemeve financiare që mund të kenë çuar në vetëvrasje.

Kujtojmë që më 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian.

Në makinën e djegur janë gjetur eshtra të cilat janë dërguar në Itali për të bërë AND-në, një telefon i djegur dhe unazë.

Ish-gjyqtari italian Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë.