MENU
klinika

Kupa e Mbretit

120 minuta, 8 gola, Barcelona në gjysmëfinale!

03.02.2021 - 23:37

Një ndeshje spektolare ajo mes Granadës dhe Barcelonës e vlefshme për Kupën e Mbretit. Dramatike për vendasit, festojnë në fund katalanasit 3-5, kur koha e rregullt përfundoi 2-2. Messi me shokë kalojnë në gjysmëfinale.

Kenedy kaloi në avantazh vendasit e Granadas në 35’ dhe kaq u mbyll pjesa e parë, ku Messi mori një karton të verdhë. Me të nisur e dyta, Soldado dyfishon shifrat dhe Barcelona vihet shumë në vështirësi.

Kur u mendua se Granada bëri arritjen historike, Griezmann ngushtoi në 2-1 në 88’, ndërsa në 92’ Jordi Alba coi ndeshjen në shtesë. Griezmann në 100’ përmbysi në 2-3, por Granada nuk u dorëzua dhe barazoi pas 3 minutash me Fede nga penalltia.

Në 108’ de Jong kalon sërish në avantazh miqtë katalanas dhe Alba në 113’ vulos 3-5. Barcelona kalon me shumë vuajtje në gjysmëfinale, aty ku pret shortin, teksa janë kualifikuar edhe Sevilla dhe Levante, pritet edhe fituesi i duelit Betis-Athletic Bilbao.