MENU
klinika

Edhe pse në një stadium gjysmë bosh...

14 minuta performancë/ The Weeknd na befasoi sërish!

08.02.2021 - 09:59

Performancat e kohëve të fundit të The Weeknd zor se do të harrohen, aq më tepër nësë gjithçka ndodh në Super Bowl LV Half Time Show! Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, këngëtari shoqërohej nga “ushtria e tij”, balerinët, fytyra e të cilëve nuk dukej pasi ishte e fashuar gjatë këngës “I can’t feel my face”.

Të veshur me xhaketa të kuqe, The Weeknd performoi disa prej këngëve të tij më të famshme si “Earned It”, “Blinding Lights”, etj.

Nëse e keni ndjekur The Weeknd përgjatë vitit të fundit, e dini se as fashat dhe as një fytyrë e gjakosur nuk janë diçka e re për të, por kësaj here shpjegimi është më i qartë.

Sipas këngëtarit, fytyrat e fashurara janë një reflektim i kulturës absurde të Hollywood-it.

Performanca e The Weeknd në Super Bowl: Ç'nënkuptojnë

“Kokat e fashuara reflektojnë në kulturën absurde të VIP-ve të Hollywood-it dhe njerëzve që manipulojnë veten për arsye sipërfaqësore për t’u ndjerë ndjerë të kënaqur dhe të pranuar.”

Përsa i përket fytyrës së tij që ndryshon nga një performancë në tjetër, The Weeknd e quan “progres”.

“Karakteri arrin në një nivel të caktuar absurditeti dhe rreziku ndërkohë që historia e tij vazhdon.”

Pavarësisht se para ishte një stadium gjysmë bosh dhe publiku mungonte, performanca 14 minutëshe e The Weeknd mund të ishte gjithçka, përveçse e mërzitshme.