MENU
klinika

Nga CNN

6 janari ishte krimi i shekullit

11.02.2021 - 16:43

Fraza “krim i shekullit” është përdorur për të përshkruar skandalet më të bujshme dhe që kanë zgjatur në kohë, për më tepër edhe sensacionale që tronditën kombin amerikan, si p.sh rrëmbimi i foshnjës Charles Lindbergh, vrasjet e  Son of Sam, çështjen OJ Simpson dhe vrasja e JonBenet Ramsey.

Këto ishin krimet dhe tragjeditë që pushtuan Amerikën, sepse ishin kaq të tmerrshme, kaq të pabesueshme, sa nuk mund të kalonin pa vëmendje.

Kryengritja e Kapitolit më 6 janar 2021, fatkeqësisht por lehtësisht i shtohet kësaj liste të krimeve më të tmerrshme të ndodhura ndonjëherë në SHBA.

Asgjë nuk e bëri atë më të qartë se prezantimi i së mërkurës në gjyqin e dytë të fajësimit të ish-Presidentit Donald Trump, ku çështja kundër tij u zhvillua më shumë si një dokumentar i krimit të vërtetë sesa një gjyq politik i mbyllur.

Fotot, videot, thirrjet telefonike, deklaratat e betimit – disa prej të cilave nuk ishin shpërndarë kurrë më parë publikisht – ishin tronditëse, pështjelluese, tmerruese dhe nganjëherë madje edhe të bezdisshme. Ishte shumë larg dëshmive të zakonshme që ndodhin në sallat e gjyqeve ku x dëshmitar jep versionin e tij apo si shprehet një tjetër dëshmitar.

Nga thirrjet e dëshpëruara nga policia e Kapitolit, që luteshin për përforcime, ndërsa një turmë e zemëruar dhe e dhunshme theu dyert dhe dritaret e Kapitolit, te pamjet mahnitëse të oficerit Eugene Goodman që mbronte senatorin Mitt Romney nga Utah duke e dërguar larg një kërcënimi të pashmangshëm rreziku, në videon e Zëvendës Presidentit Mike Pence duke u evakuuar me nxitim dhe deklaratat e frikshme që zbulojnë se protestuesit “do ta kishin vrarë Mike Pence nëse do t’i jepej mundësia”, e gjitha është e tmerrshme dhe është edhe më keq nga sa kemi ditur deri më tani.

Ishte një bashkim i përpiktë dhe kriminalistik i një enigme nga menaxherët e Dhomës që ndau këtë fajësim nga të gjithë të tjerët në historinë moderne. Në kontrast të plotë, kjo nuk kishte të bënte vetëm me pengimin e drejtësisë ose abuzimin e pushtetit – megjithëse mund të argumentohet se është edhe ajo – por një skenë e dhunshme krimi në një nga kështjellat më të shenjta të kombit tonë.

Nëse amerikanët nuk do të mund ta kuptonin plotësisht pasojat e një telefonate me Presidentin ukrainas ose ndërlikimet me bashkëpunimin rus, ata me siguri mund të kuptojnë sesa të rënda janë ngjarjet në vend që nga vera e vitit 2020 deri më 6 janar, të cilat çuan në humbjen e jetës së pesë personave, përfshirë një oficer policie.

Menaxherët e Dhomës së Përfaqësuesve i paraqitën ato në mënyrë metodike dhe të detajuar, duke zbuluar një komplot thellësisht të keq, të llogaritur për të përmbysur qeverinë; madje edhe një tetnativë për të vrarë Pence, Kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi dhe ligjvënës të tjerë – dhe tentativa për të sulmuar çdo oficer policie që do të tentontet të pengonte planet e tyre.

Ata u pajisën me armatime dhe shkuan të sulmonin Kapitolin duket thyer dyer dhe dritare duke shkatërruar vepra arti dhe duket tentuar të vrisnin disa ligjvënës që po certifikonin rezultatin e zgjedhjeve që deklaronin Biden, fitues. Ndërsa më pas vetë Trump dhe mbështetësit e tij u mburrën me sulmin duke e cilësuar si një arritje.

Ata janë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme. Por, përmes të gjitha provave, afateve kohore, pamjeve, fakteve të padiskutueshme, është jashtëzakonisht e qartë se nxitësi është vetë Trump.

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta parë atë, përveç, siç argumentoi të mërkurën menaxherja e fajësimit Rep. Madeleine Dean, trazirat “kurrë nuk do të kishin ndodhur pa ndërhyrjen e Donald Trump”.

Pikat ishin të lidhura me përpikmëri, duke e lidhur nxitjen e përkrahësve të tij nga Trump në muajt para zgjedhjeve të nëntorit me kryengritjen në Kapitol. Ishte Trump me fjalët e tij, duke që iu kishte thënë atyre të luftonin. Ndërsa ai kishte edhe mbështetës të tjerë që e kishin siguruar se sulmi do të ndodhte.

Ndërsa gazetari i CNN-it Josh Campbell shkroi në Tuitter, “Unë kurrë nuk kam parë një sulm terrorist të kapur qartë në kaq shumë video”.

Me gjithçka që dimë tani – dhe madje as nuk i dimë ende të gjitha është e qartë që ky gjyq nuk ka të bëjë me politikën. Nuk ka të bëjë me republikanët apo demokratët.

Nuk ka të bëjë me fjalën e lirë dhe nëse duhet ta dënojmë dikë vetëm se ka thënë gjëra që nuk na pëlqejnë.

Bëhet fjalë për tentativën e përmbysjes së qeverisë sonë, vdekjen e pesë personave, sulmin ndaj zbatimit të ligjit tonë, rrezikun e paimagjinueshëm që u vendosën zyrtarët tanë të zgjedhur, stafet e tyre dhe në disa raste familjet e tyre dhe tentativën për të përmbysur Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara. Nuk është asgjë më pak se “krimi i shekullit”.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Senatorët janë pro gjykimit, ndërsa ish-presidenti kërkon shfajësim

‘Gjyqi ndaj Trump është kushtetues’