MENU
klinika

Premier League, Java 22

7 ndeshje pa humbje, Arsenal bie ndaj Wolves

02.02.2021 - 21:01

Arsenal mposhtet pas 7 ndeshjeve radhazi në Premier League me ecuri positive. Në sfidën në transfertë ndaj Ëolves, Topcinjtë u mposhtën 2-1, duke komplikuar edhe njëherë objektivin për në Champions.

Arsenal kaloi që në minutën e 9-të në avantazh, por u anulua për jashtë loje. Topçinjtë kanë shënuar në minutën e 32-të me Pepe. Sulmuesi ka lënë në vend dy kundërshtarë dhe ka realizuar me një goditje magjike.

U duk se gjithcka po shkonte mirë për miqtë, por më pas gjithcka shkoi keq. Problemet kanë filluar për londinezët në fundin e pjesës së parë, kur Luiz është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë.

Te pika e bardhë është paraqitur Neves, i cili nuk ka gabuar. Në minutën e 49-të ka ardhur përmbysje e vendasve me një gol të mrekullueshëm të Moutinho-s. Ndeshja është mbyllur përfundimisht kur ekipi i Arteta-s ka mbetur me 9 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Leno.

Gjermani është bërë portieri i dytë i Arsenal që ndëshkohet me karton të kuq në një ndeshje të Premier League pas David Seaman në 1993-shin.