MENU
klinika

Jo, ja çfarë kërkonte Trump një vit më parë

A është hera e parë që një president amerikan kërkon njohjen e Kosovës?

07.02.2021 - 15:11

Ditën e sotme u bë publik lajmi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç mori një letër zyrtare nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden në të cilën ai i kërkon zyrtarisht njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran.

Por kjo nuk është hera e parë që një president i Shteteve të Bashkuara kërkon njohjen e Kosovës.

Një vit më parë ish-presidenti Trump, ndonëse ishte dita e shtetësisë së Serbisë, ju drejtua të dy presidentëve- Vuçiç dhe Thaçi.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letrën, të cilën Vuçiç e publikoi, në faqën zyrtare.

Në letrën e tij Trump kërkoi nga palët, Kosova dhe Serbia, që të angazhoheshin për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike”, thuhet në letrën e presidentit Trump një vit më parë.

Ndërsa Presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden, ka dërguar në datën 5 shkurt një letër zyrtare për presidentin serb Vuçiç ku ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin të palëkundura në qëllimin për të mbështetur integrimin evropian të Serbisë, mirëpo ka kërkuar reforma dhe arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën e cila përfshin njohjen e ndërsjellë.

“Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të sinqerta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj me rastin e Ditës së Shtetit të Serbisë më 15 Shkurt”, thuhet në mesazhin urues të dërguar nga Biden Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, siç bën të ditur Danas, duke cituar zyrën e marrëdhënieve me publikut të presidentit serb.

Në mesazhin e tij urues, Biden tha se Shtetet e Bashkuara mbeten “të palëkundura në mbështetjen e tyre” për integrimin evropian të Serbisë, zbatimin e reformave dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, “e cila përqendrohet në njohjen reciproke”.

“Fuqia e marrëdhënieve tona bazohet në historinë e thellë të lidhjeve midis popujve tanë që luftuan si aleatë në të dy luftërat botërore. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ndërsa së bashku përballemi me këtë sfidë të paparë globale”, thuhet në mesazhin e urimit.

Letra e re e Biden në Kosovë po interpretohet si ndryshim i politikës amerikane ndaj Serbisë, prej administratës Biden, përpjekje e bërë nga VV dhe aparati i saj i fuqishëm propagandistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN