MENU
klinika

Yuri Kim paralajmëron: Në fund të ditës mund të them…

A ka emra të tjerë që nuk duhet të kandidojnë?

11.02.2021 - 13:46

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim në një prononcim të shkurtër për mediat nga Porti i Durrësit foli mbi procesin e dekriminalizimit para zgjedhjeve të 25 prillit.

E pyetur nga gazetarët nëse do të përmendë të tjerë emra përvç Tom Doshit, që nuk duhet të kandidojnë për deputetë, Yuri Kim tha se është duke zhvilluar bisedime dhe se do të flasë në fund të ditës.

Pyetje: Si mendoni partitë politike do t’u binden deklaratave për dekriminalizimin?

Yuri Kim: Vazhdoj ta theksoj këtë pikë, votuesit shqiptar meritojnë më shumë. Mbetet për t’u parë.

Pyetje: Ju keni publikuar dokumentin kur flitet për emrin e Tom Doshit, po në Durrës, a ka ndonjë deputet që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje?

Yuri Kim: Jam në bisedime për një çështje që është shumë e rëndësishme dhe në fund të ditës mund të them diçka edhe për këtë gjë.

Dje Tom Doshi depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. Kërkesa u bë me statusin e kryetarit të Partisë Social Demokrate, PSD.

Kjo lëvizje erdhi vetëm pak ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim solli në kujtesë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur Doshin person non grata duke e futur kështu në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN