MENU
klinika

Përgjigjat mjeku

A ndikon menopauza në hipertension?

24.02.2021 - 08:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një grua 43 vjeçare dhe doja të pyesja rreth një problemit tim. Sapo kam hyrë në periudhën e menopauzës dhe kanë nisur të më shfaqen probleme të tensionit të lartë. Doja të dija se si ndikon menopauza në shfaqjen e hipertensionit?

Mjeku: Është e vërtetë që menopauza ndikon në shfaqjen e problemeve të hipertensionit. Kjo lidhet me çregullimet që nisin të shfaqen në periudhën e menopauzës, për prodhimin e hormoneve,sidomos estrogjenit që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga arteriosklerozat. Në moment që këto hormone janë në nivele të ulta, nis formimi i arterosklerozave e për pasojë dhe hipertensioni.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim