MENU
klinika

"Në këmbë për fitoren e madhe"

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbyllin fushatën

12.02.2021 - 15:54

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën zgjedhore në një miting të madh në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Të dielën Kosova mban zgjedhjet parlamentare të parakohshme, ku sipas të gjitha parashikimeve pritet një fitore e Albin Kurtit.

Në këtë tubim kanë dominuar dy simbole: flamuri kuqezi që është edhe stemë e vetëvendosjes, edhe flamuri me sfond blu e me stemën kuqezi i “Dardanisë së Ibrahim Rugovës” që është logo e grupit të Vjosa Osmanit.

Këtë grumbullim mjaft të ngjeshur në kohë pandemie, Albin Kurti e ka metaforizuar si një nxitim për ndryshim.

Nuk jemi në sallë me karrige jo vetëm për shkak të pandemisë. Sot nuk mund të mendojmë ulur. Sot mund të mendojmë vetëm në këmbë prandaj është ngritur populli bashkë që ish-pushtetarët të ikin bashkë, sepse ne jemi bashkë për të mirë, sepse ata janë bashkë për të vjedhur, sepse ne do të vijmë dhe ata do të shkojnë”, deklaroi Albin Kurti.

Ndërkaq, presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar votën ndaj saj dhe Kurtit si një vullnet për të ndryshuar.

A e dini se cila është porosia që kemi marrë kudo që kemi shkuar:127. Vota për numrin 127 është votë kundër-korrupsionit. E kemi një mesazh për kapësit e shtetit ‘ecni rrugës sepse ndryshimi po vjen’”, ka thënë Osmani.

Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë tubim tha se bashkëpunimi me Vjosa Osmanin ka qenë një fuqizim për ndryshimin që sipas tij pritet të ndodh në vend.

“Pas 10ditë fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT”, tha Kurti.

Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë masivisht për këtë bashkim në mënyrë që të siguroj shumicën parlamentare dhe të mos lejohet të përsëritet 25 marsi i vitit të kaluar, kur u rrëzuar Qeveria në mes të pandemisë me koronaviurs.

“Për ta bërë ndryshimin duhet ta sigurojmë shumicën parlamentare të nevojshme sepse nuk duhet të lejojmë që të na përsëritet 25 marsi i vitit 2020 kur u rrëzua qeveria në kulmin e pandemisë në njërën anë dhe në kulmin e punëve të mira në anën tjetër. Këtë nuk do ta lejojmë. Të dalim masivisht në zgjedhje dhe të vendosim krejt për numrin 127”, ka thënë Kurti.

Kandidatja e Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani, të premten, në mbyllje të fushatës në Prishtinë, tha se më 14 shkurt, do të vuloset pensionimi politik, siç tha ajo, i atyre që kanë kapur shtetin dhe kanë dëmtuar çdo qelizë të tij.

Osmani tha se vota për VV-në të dielën, është votë për siç tha ajo, ç’kapjen e shtetit. “Asgjë më të mirë e më të ngrohtë nuk kemi marrë këto ditë sesa vullneti e dashuria anekënd Kosovës. Cila është porosia që e kemi marrë – është 127. Vota për 127, është votë kundër korrupsionit, kundër kapësve të shtetit. Hapni rrugë se ndryshimi po vjen”, tha ajo, për çka turma në sheshin Skënderbeu në Prishtinë u nxit dhe nisi të thërrasë “Hajnat në burg”.

Ajo po ashtu tha se zgjedhjet e 14 shkurtit janë më shumë se zgjedhje, sipas saj edhe referendum.

“Më 14 shkurt, do t’ju hapim pensionimin politik atyre që thonë se qytetari nuk vendos. Pas 14 shkurtit do ta japim qeverinë e shpresës, jo për 52 ditë, por për katër vjet të plota”, shtoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë do të thotë fitorja e tij?

A do të jetë Albin Kurti, Tsiprasi i ri i Ballkanit?

Shkruan: Zeqirija Ibrahimi

Identiteti politik i Xhemijetit