MENU
klinika

Dy muaj para zgjedhjeve

Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi

23.02.2021 - 11:22

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Mësohet se takimi zgjati një orë, dhe vjen afro dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Diskutimet mes tyre janë fokusuar te përgatitja e zgjedhjeve. Ambasadorja dhe kreu i KQZ-së diskutuan mbi identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Sjellim në vëmendje po ashtu që ambasadorja Yuri Kim u ka dërguar gjatë javëve të fundit mesazhe partive politike që të filtrojnë kandidatët për deputetë, duke garuar me figura të pastra siç e meritojnë shqiptarët.