MENU
klinika

Studimi

Antibiotikët në shtatzëni ndikojnë tek astma e fëmijëve!

12.02.2021 - 12:50

Antibiotikët në shtatzëni lidhen me shanse më të larta për astmën tek fëmijët.

Fëmijët, nënat e të cilëve përdorën antibiotikë në shtatzëni, mund të kenë një rrezik paksa të rritur të astmës, sugjeron një studim i ri.

Ekspertët u treguan të shpejtë se gjetja nuk provon shkakun ,pasojën dhe arsyet e përdorimit të antibiotikut,por  mund të shpjegojë lidhjen, tha studiuesja kryesore Cecilie Skaarup Uldbjerg, nga Universiteti Aarhus në Danimarkë.

“Studimet e mëparshme kanë gjetur lidhje  midis infeksioneve të nënave në shtatzëni dhe astmës në fëmijëri”, tha Uldbjerg.

Dr. Anthony Scialli, një ekspert në efektet riprodhuese të ilaçeve, shkoi më tej.

Ai tha se ka të ngjarë që diçka tjetër shpjegon rritjen e vogël të rrezikut të astmës.

Infeksionet e nënave janë një mundësi, u pajtua Scialli, një profesor klinik i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit George Ëashington, në Ëashington, D.C.

Ai gjithashtu vuri në dukje disa faktorë që nuk ishin llogaritur në studim, përfshirë nëse nënat ushqejnë fëmijën me gji, gjë që është shoqëruar me rrezik më të ulët të astmës.

Scialli është një anëtar i Organizatës jofitimprurëse të Specialistëve të Informacionit të Teratologjisë. Grupi drejton shërbimin MotherToBaby, i cili ofron informacion të bazuar në kërkime mbi efektet e ilaçeve gjatë shtatëzënësisë.

Është  gjithmonë zgjidhje e mirë për gratë shtatzëna të shmangin marrjen e ilaçeve që nuk janë absolutisht të nevojshme, tha Scialli. Antibiotikët, të cilët janë tepër të përshkruar për popullatën e përgjithshme, nuk bëjnë përjashtim, vuri në dukje ai.

Por gratë shtatzëna nuk duhet të heqin dorë nga një antibiotik i nevojshëm bazuar në këto gjetje, tha Uldbjerg.

“Antibiotikët në shtatzëni parandalojnë dhe trajtojnë infeksionet për nënën dhe fetusin,” tha Uldbjerg. “Dhe në disa raste, ata janë përfundimisht shpëtues”.

Pse antibiotikët prenatalë kanë ndonjë ndikim në rrezikun e astmës vite më vonë?

Hipoteza, shpjegoi Uldbjerg, është kjo: ilaci  mund të ndryshojë përbërjen e mikrobiomës së nënës – triliona baktere dhe mikrobe të tjera që banojnë në trupin e njeriut.

Kjo është e rëndësishme sepse mikrobioma fillestare e një foshnje përcaktohet kryesisht nga mamaja. Meqenëse mikrobioma është thelbësore në zhvillimin e sistemit imunitar, është e besueshme që antibiotikët para lindjes mund të ndikojnë në gjasat e një fëmije për të zhvilluar astmë, vazhdon teoria.

Studimi i ri, i botuar në internet më 9 shkurt në Arkivat e Sëmundjeve në Fëmijëri, nuk është i pari që kërkon një lidhje.

Të tjerët kanë dal në përfundime të përziera. Sipas Uldbjerg, ky studim adresoi disa “mangësi” të hulumtimeve të mëparshme duke përdorur të dhëna nga një mostër e madhe studimi: Mbi 32,600 fëmijë që u ndoqën duke filluar që nga lindja.

Në përgjithësi, 17% ishin të ekspozuar ndaj antibiotikëve para lindjes, bazuar në raportet e nënave të tyre. Nga ata fëmijë, 14.6% u diagnostikuan me astmë, përkundrejt 12.7% të atyre që nuk kishin ekspozim ndaj antibiotikëve para lindjes.

Studiuesit llogaritën disa faktorë që mund të shpjegojnë ndryshimin, të tilla si historia e astmës së prindërve  ose pirja e duhanit të nënave gjatë shtatzënisë. Dhe antibiotikët ishin ende të lidhur me rrezikun e astmës së fëmijëve.

Sidoqoftë, ky ishte rasti për fëmijët e lindur në mënyrë vaginale. Nëse ata do të ishin ekspozuar ndaj antibiotikëve para lindjes në tremujorin e dytë ose të tretë, shanset e astmës ishin 17% më të larta, përkundrejt fëmijëve të pa ekspozuar ndaj ilaçeve.

Kjo, paralajmëroi Scialli, është një rritje e vogël e rrezikut, e cila rrit shanset që faktorë të tjerë “ngatërrues” të japin lidhjen.

Sipas Uldbjerg, fakti që lidhja ishte e kufizuar në fëmijët e lindur në mënyrë vaginale është interesante: është në përputhje me teorinë për mikrobiomën e prishur të nënës , tha ajo.

Foshnjat e lindura në mënyrë vaginale do të merrnin mikrobiomën e brendshme të nënës gjatë udhëtimit përmes kanalit të lindjes. Por ata që kanë lindur me prerje C (operacion), tha Uldbjerg, do të merrnin mikrobe nga lëkura e nënës dhe “mjedisi i menjëhershëm”, i cili, në teori, mund ta bëjë përdorimin e antibiotikëve para lindjes më pak si një faktor në rrezikun e mëvonshëm të astmës.

Por e gjithë kjo është spekulim, theksoi Uldbjerg dhe Scialli.

Uldbjerg vuri në dukje se relativisht pak fëmijë kanë lindur me prerje C dhe të ekspozuar para lindjes ndaj antibiotikëve, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse gjetjet ishin të ndryshme për ta.

Pavarësisht nga pasiguria, ajo tha se tashmë ka arsye për të qenë të kujdesshëm në lidhje me përshkrimin e antibiotikëve gjatë shtatzënisë, dhe kjo duhet të bëhet vetëm kur është e nevojshme.