MENU
klinika

Ç'do të ndodhë me “E Diela Shqiptare”?

Ardit Gjebrea infektohet me Covid-19!

11.02.2021 - 08:57

Rastet e reja me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit dhe për këtë arsye u morën masa të tjera kufizuese.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të kufizojë orarin e daljes nga ora 20:00-06:00,  gjithashtu në të njëjtin orar do të qëndrojnë mbyllur baret e restorantet dhe disa gjimnaze në zonat më të rrezikuara do të vijojnë mësimin online për të paktën 2 javë.

Gjatë këtyre ditëve janë infektuar edhe shumë personazhe të njohur dhe i fundit që ka dhënë këtë lajm është Ardit Gjebrea. Moderatori ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se është izoluar në shtëpi prej 2 ditësh. Ai ka treguar se e ka marrë me qetësi këtë situatë, sepse e vetmja simptomë që ka është një temperaturë jo shumë e lartë.

Po me “E Dila Shqiptare”, çfarë do të ndodhë? Gjebrea është shprehur se emisioni do të vazhdojë dhe se ai do e drejtojë nga shtëpia e tij.

“Dita e dytë-pozitiv! Nuk po obobo-hem, sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha a zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, shkruan Gjebrea.