MENU
klinika

Koalicionet për 25 prillin/ Ku qëndron ngërçi me PR?

Basha e mbyll me Idrizin, s’ka dakordësi me Mediun!

11.02.2021 - 11:06

Përpos prezantimit të programit “Shqipëria Fiton Turizmin”, kreu i PD-së priti tek e tek në zyrë edhe dy aleatët, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu, për të mbyllur marrëveshjen e koalicioneve.

Por sipas informacioneve të siguruara përmes burimeve, gazeta “Panorama” mëson se dakordësia është arritur vetëm mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndërsa nuk ka ende një dakordësi me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.

I pari që shkoi dje në zyrën e kryedemokratit Basha ishte Shpëtim Idrizi. Ai pati një bisedë për më shumë se 1 orë me kreun e PD-së dhe në dalje, në një prononcim për gazetën “Panorama”, u shpreh se konfirmon plotësisht se në zgjedhjet e 25 prillit PD dhe PDIU do të jenë në një listë koalicioni.

“Sigurisht që janë diskutime që bëhen për të përcaktuar valencat, por edhe sinergjitë e nevojshme. Nuk ka asnjë dyshim që PDIU-ja do të jetë në krah të Partisë Demokratike dhe do të ketë një marrëveshje. Kjo është e qatë dhe nuk ka dyshim. Ne po bëjmë një diskutim shumë më të gjerë se sa kaq. Kjo është një listë e opozitës së bashkuar, ne i kemi vendosur piketat në ato zonat ku PDIU-ja ndihmon për të prodhuar mandate për listën e opozitës së bashkuar. Sigurisht që edhe për PDIU-në dhe partitë e tjera është dizajnuar një marrëveshje dhe do të ketë edhe një moment formal të nënshkrimit të një marrëveshjeje, por e përsëris që nuk bëhet fjalë për vende të sigurta apo të pasigurta, por si ne mund të ndihmojmë të paktën në 5 qarqe që të ketë një maxhorancë solide”, u shpreh kreu i PDIU-së.

Megjithatë, gazeta “Panorama” mësoi përmes burimeve se Idrizi ka marrë konfirmimin për të paktën 2 vende në atë që quhet lista e gjelbër. Bëhet fjalë për kandidimin e z. Idrizi në qarkun e Tiranës dhe znj. Doda në listë të gjelbër, por ende nuk është caktuar qarku. Po ashtu, PDIU-ja do të ketë edhe përfaqësues të tjerë në listat e PD-së në qarqe, por që mund të mos jenë brenda listës fituese.

NGËRÇI ME PR

Po ditën e djeshme kreu i PD-së, Lulzim Basha, priti në zyrë edhe kryetarin e PRsë, Fatmir Mediu. Takimi kokë më kokë i të dyve zgjati për më shumë se një orë. Në dalje të takimit Mediu tha për mediat: “Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz dhe partitë politike që të maksimalizohet vota e opozitës për të përmbysur këtë regjim të korruptuar.

Në analizën se ku janë zonat dhe se si do të funksionojë, është pjesë e diskutimit. E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidoj kudo që t’i siguroj një votë opozitës. S’kemi folur për këtë gjë, por për pozicionin që ka PR-ja në raport me peshën në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S’ka vende të sigurta. S’mund të ketë vende të sigurta për kërrkënd. PR-ja ka peshën e saj elektorale.

Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate”. Sakaq, diskutimet kanë mbetur jo te kandidatura e z. Mediu, por te nënkryetari i PR-së, Blendi Sulaj.

Mediu kërkon që duke marrë në konsideratë rezultatet e mëhershme të caktohet emri i nënkryetarit të PR-së. Sakaq mundësitë më të larta janë që kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, të kandidojë në qarkun e Korçës. Po ashtu, Basha ka mbyllur marrëveshjen e koalicionit me kreun e PAA-së, Agron Dukën, me kreun e PDK-së, Nard Ndokën dhe me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Janë shanset për një fitore të thellë të PD”

Porositë e Lulzim Bashës për drejtuesit politikë në qarqe

"Shpjegoni programin, hapni zyrat elektorale, takoni faktorët politikë…"

Mbledhja e parë me drejtuesit politikë, tetë porositë e Bashës


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin