MENU
klinika

“Nga dështimi i Ramës u bënë 15 kushte”

Basha: 25 Prilli do të zhbllokojë rrugën europiane të Shqipërisë

12.02.2021 - 15:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ndryshimi që do të sjellë vota e shqiptarëve më 25 prill, sipas tij do të sjellë një erë të re në marrëdhëniet me gjithë vendet e Bashkimit Evropian, në funksion të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas një takimi në selinë blu me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Basha tha se “për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, nuk ka bërë dot një hap përpara për shkak se kryeministri në ikje ka vënë interesat e tij personale mbi interesat e shqiptarëve dhe ka bllokuar integrimin europian të vendit”.

“Do kemi një erë të re të bashkëpunimit me Hungarinë dhe vendet e tjera të BE me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke nisur me plotësimin e të gjitha kushteve që do çojnë në hapjen e negociatave”, tha Basha.

Sipas krye opozitarit, “ishte pikërisht dështimi i këtyre 8 viteve të Edi Ramës që nga 3 u bënë 5, 9, 15 kushte, e do jetë ndryshimi i 25 prillit që do bëjë të mundur zhbllokimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”.

“Procesi i anëtarësimit do ndihmojë po kështu në përmirësimin e klimës së biznesit dhe besimit të investitorëve të huaj që do të thotë më shumë garanci për investime të huaja e punësim e mirëqenie për qytetarët shqiptarë”, u shpreh lideri i opozitës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shpjegoni programin, hapni zyrat elektorale, takoni faktorët politikë…"

Mbledhja e parë me drejtuesit politikë, tetë porositë e Bashës

“Janë shanset për një fitore të thellë të PD”

Porositë e Lulzim Bashës për drejtuesit politikë në qarqe