Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko kanë firmosur sot paketën e dokumenteve për procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore.
Kushi thotë se botimi i teksteve mësimore të unifikuara për diasporën do të jetë arritje e madhe për gjithë shqiptarët.
Nëpërmjet kësaj pakete do të ruhet dhe promovohet gjuha shqipe, kultura dhe identiteti kombëtar.
STATUSI NGA EVIS KUSHI
Botimi i teksteve mësimore të unifikuara për diasporën do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare, për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Në ambientet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, bashkë me kolegun Pandeli Majko miratuam dhe firmosëm paketën e dokumenteve rreth procedurave të zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, hartuar nga Komisioni i Përbashkët i Specialistëve të Shqipërisë🇦🇱 dhe Kosovës🇽🇰.