Zëvendëskryeministri, Erion Braçe përmes një video në rrjetin e tij social ka publikuar punën e shtrimit të tapetit në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në gjysmën e Divjakës.
“Tani, llumi është i lirë të shaj punën. Vetëm se duhet të tregoj më parë një punë të bërë, ku dhe me këtë cilësi.”, shkruan ai.
“Po hajdutët e LSI-PD për çfarë e duan pushtetin? Veç vjedhjes se atë po e thonë përditë qe e kanë qellim!”, shprehet Braçe në postim.
Tre ditë më parë zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar ashpër kreun e LSI-së në degën e Divjakës , Ledio Rrudho duke thënë se do i publikojë dosjen kriminale të tij, ku e akuzon dhe për kumarxhi e trafik kokaine në Itali.
“Palaço! Me ty do te merrem vete një here, ditën kur do te publikoj skedën kriminale personale dhe familjare”, i ka thënë Braçe atij.
Ndërkohë Rrudho i është kundërpërgjigjur duke e cilësuar Braçen si ‘palaço të rilindjes’.