MENU
klinika

Premier League, Java 22

Chelsea fiton derbin, një hap larg zonës Champions

04.02.2021 - 23:00

Thomas Tuchel mori fitoren e dytë radhazi në krye të Chelsea dhe këtë e bëri në derbin londinez ndaj Tottenham, përballë Mourinhos. Blutë fituan 1-0 dhe kështu shohin për më lart, pasi janë vetëm një hap larg zonës Champions.

Takimi është zhbllokuar në minutën e 24-t nga Jorginho me penallti. Nga të gjitha lojtarët që kanë shënuar të paktën 10 gola në Premier League, Jorginho është lojtari që e ka arritur këtë shifër duke shënuar numrin më të madh të penalltive (8/10).

Në fakt, ky do të ishte goli i vetëm i ndeshjes. Spurs, që luanin si vendas, u munduan të shmangnin humbjen, por nuk ia dolën dot. Tottenham, në vendi i parë që ishin në mesin e fazës së parë, bien në të tetin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN