MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat e sulmeve të heshtura të zemrës?

27.02.2021 - 10:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë simptomat e sulmeve të heshtura të zemrës?

Mjeku: Simptomat e një sulmi të heshtur të zemrës nuk janë aq të rënda sa ato të një sulmi të rregullt në zemër. Shpesh mund të ngatërrohen për gjendje të tjera. Disa njerëz nuk ndiejnë asnjë simptomë. Kushtoni vëmendje kur ndjeni ndonjë nga këto që vijojnë:

  • Parehati – Mund të ndjeni dhimbje, por nuk do të jetë sikur dhimbja e dallueshme e një sulmi të rregullt të zemrës. Mund të ndjeni parehati në pjesën e sipërme të abdomenit, në shpinë ose në nofullën tuaj. Ajo mund të iu duket sikurse një terheqje muskulore.
  • Vështirësi ne frymëmarrje – Nëse ndjeheni pa frymë ose keni vështirësi në frymëmarrje kur bëni aktivitete të vogla, mund të jetë një shenjë e sulmit të zemrës.
  • Thartira e stomakut – Dhimbje e lehtë në fyt apo në gjoks mund të perzihet me refluksin e stomakut. Dispepsi(mostretje), apo thartirën e stomakut.
  • Lodhja – Parehatia fizike apo të ndjehurit shumë i lodhur mund të jenë shenja për shumë gjëra. Kur ato ndodhin së bashku me një sulm të heshtur të zemrës, shpesh mund të perzihen me gjëra të tjera. Këto mund të përfshijnë gjumin jo të mirë apo dhimbje që lidhen me moshen.
  • Të ndjehurit I trullosur – Nëse iu kaplojnë djersët e ftohta , ndjeni perzierje apo ndjeheni I trullosur , ka mundësi qe jeni duke perjetuar një sulm të heshtur të zemres.

Nëse keni një ose më shumë nga këto simptoma, thirrni menjëherë mjekun tuaj, ose shkoni në emergjencë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.