MENU
klinika

Kënga-gurgullimë e bregut

Ç’po bien lisat një nga një… Shuhet poeti i polifonisë

18.02.2021 - 13:30

1.U shua dhe iku nga bota jonë poeti Lefter Cipa për në mjegullnajën qiellore – mirëpo vetë produkti i tij, poezia është bijë e parë e bukurisë hyjnore. Kjo ikje ishte siç poeti: Ç’po bien lisat një nga një…
2.
Në ditët e festivalit folklorik të vitit 2009 shtëpia botuese “Uegen” botoi dhe hodhi në qarkullim libri “Engjëj të polifonisë” të autorit Lefter Çipa. Ky është libri i nëntëmbëdhjetë i këtij autori, por ndryshe nga librat e mëparshëm në përmbajtje të të cilave ka qenë poezia në këtë botim autori ka përzgjedhur një varg me artikuj, ese dhe letra refleksione si dhe vetëm një poezi. Lefter Çipa konsiderohet sot si një ndër autorët më produktiv të poezisë që ka për destinacion këngën polifonike dhe nga studiuesit dhe hulumtuesit konsiderohet si autor i papërsëritshëm i këngëve të valencës së lartë artistike dhe muzikore.

Në këtë vëllim përfshihen edhe disa shkrime të autorëve të ndryshëm si Arta Marku, Gëzim Llojdia kushtuar Lefter Çipës, të cilin ata e pagëzojnë si princ të polifonisë!… Ja disa pjesë nga pasthënia ime botuar në këtë libër.
3.
Lefter Cipa është njeriu që ka në ADN e tij frymëzim poetik, ç’ka do të thotë se lënda e tij shpirtërore është e kësisojshme e shkruar në këtë formë. Nuk mundej kurrsesi të ndryshonte nga rrjedha e gjithhershme njerëzisë që ka ardhur nga pjesa e sipërme. Lefter Cipa Nuk është zot por ai qëndron përmbi kohën e hapësirën. Kjo do të përkthyet pak a shumë kështu. Sado të vijnë regjime të regjura apo diktatura ushtarakësh, demokraci apo gjithfarë udhëheqje të mira të këqija, të ndërkryera, apo liberale ai do të mbetet dhe do të kërkohet si ata shenjtorët që kanë dhënë njerëzisë shumë më tepër. Për të bërë më të kuptueshëm në jug a ka një tyrbe të hershme për bejtexhiun Hasan Zyko Kamberin, çka do të shqipërosh me këtë fjalë. Tek tyrbja e tij shkonin njerëz dhe luteshin, ndonëse ai kishte qenë një vjershëtor që se bënte më nëna me nam e tipik që kishte marrë nga këta traditën e lashtë të hershme të tij që literaturë kishte ardhur me udhërrëfyesin e vete, mirëpo edhe Naimi zuri nga kjo udhë dhe më tej në Turqi, një poet si Jonuz Emre ka disa tyrbe në të cilat, njerëzia shkojnë e ndezin qiri apo luten e falen si përpara një shenjtori. Sepse poezia e tij ka ndezur zemrat u ka marrë flakë. Ka dhe një valle që e hedhin mistikët që quhet Sema dhe është një lloj përmendje kur bie në ekstazë dhe dashuron Zotin tënd. Kështu, unë Leftër Cipën do ta quaj pa frikë sepse nuk dua të kem frikë nga askush një krijesë të këtillë që është ende dhe bariste nën këtë tokën tonë.
4.
Lefter Cipën unë e quaj një poet të konsoliduar, një zë brilant, një mëndje mprehtë, një poet të mençur por mund të jetë edhe i vuajtur, një poet me vizion ,një gjeneratë që nxori dhe solli perla. E kam thënë ndoshta diku se mbaj mend se ku, perlat apo brilantet nuk kanë asnjë vlerë për sa kohë gjenden nën tokë. Kur na mbrijnë në sipërfaqe ato rrezatojnë, ndriçojnë pra bëhen dritëz. Nëse diktatura, që hoqëm ishte një shtroje e begatë për Lefterin kjo nuk mund të quhet se ai ishte i përkëdheluri i saj se shkoi një herë , dy herë apo hiç herë jashtë.

Edhe mund të ketë qenë, por e dini që për mua s’përbënë ndonjë çudi apo ndonjë problem, sepse Lefteri nuk është politikan ai është dhe mbetet poet, ai ka qenë dhe ishte poet. Ata që e kanë analizuar mirë regjimin që na mbajti në kurth shprehen se sa më i fortë regjimi aq më e fortë edhe letërsia. Në atë tokë skërke do të dilnin se s’bënë poet apo vjershëtor popullor siç i përdorte gjuha zyrtare e regjimit, një nënkuptim për tu ulur nivelin vjershëtor popullor, furnizues të folklorit, pra në atë terren ata do të lindin sepse toka ishte shterpë por nuk kishte ndodhur kështu me fuqinë shpirtërore, ajo ishte e tëra prodhuese ishte nektar por kush pak do të dinte të endej nëpër pyllin e saj.

Lefeter Cipa është si bleta ai kërkon në të gjitha lulet dhe zgjedh e merr nektarin e sjell në zgjua. Lefter Cipa është si ai vreshtari që merr rrushtë e shtrydh merre mushtin e saj dhe zgjedh më të mirin. Lefter Cipa është është një gurrë e pashtershme e tokës. Në mund të kemi pasur ndoca pak fat në këtë kuptim, që kemi dëgjuar këngët polifoninë që ka krijuar shpirti dhe i ka shkruar dora e Lefter Cipës. Atje në jug, pikërisht në thellësi të Labërisë duke shkuar për nga zona e Lumit ndoshta Kuçi arrin në Pilur dhe nga lindja e trevës Himarë gjendesh sërish në Pilur. Ky fshatë karakoll sipër malit është njohur nga kënga dhe nga kënga që krijoji Lefter Cipa, ai bariu i mirë i këngës polifonike labe.
5.
Lefter Cipa është zëri më i bukur në këtë folklorin lab. Nëse do t’i quajmë këto zëra kroje, a keni parë shpërthimin e tyre, uji më i distiluar është Lefter Cipa. Kur thamë pak më parë që poetet e tipit Lefter Cipa nuk janë Perëndi, por qëndrojnë përmbi kohën dhe hapësirën do të thotë se ata do të jenë dhe do të mbeten të pavdekshëm të paharrueshëm, mirëpo duke qenë se kamë studiuar dhe kam bërë ca libra për shenjtorët unë do të marrë një pikë referimi. Në të vërtetë e ka thënë Naimi ynë më i bukuri i poetëve. Në male ku rrojnë perënditë. Marr Lefterin, mund ta ketë pasur ëndërr të ishte në një qytet në një shtëpi kulture dhe të bënte art, sesa të krijonte atje sipër në Pilur me gurët e sertë, me rrugët malore me gjithfarë vështirësish ku edhe inspektoret e këngës rrallë e përmall shkonin, mirëpo atje pikërisht erdhi në këtë botën tonë ky namuzli ndoshta i brishtë poeti ynë dhe vjeshtori Lefter, erdhi sepse atje i duhej dhe atje do të shfaqej, mes atyre skërkave do të buronte kënga e Lefterit, në të vërtetë janë vargjet e Lefterit, që i lindin rastësitë mund të thuhet edhe ai mund ta pohoj, por në realitet ato janë frymëzime hyjnore, poezia është bija e parë bukurisë. Si mundesh të bëhesh poet kaq i mirë i adhuruar po nuk pate atë frymëzim, që gjegjet sipër kësaj tokës tonë që të cek e të prek edhe në ngasjet ëndërrore. Atje lindin frymëzime engjëllore, po të disponojmë parametrat, që ka ai vend pastërti dhe erë mali, bukuri natyrore dhe bimësi hapësirë për të vëzhguar yllësit, që janë radhë radhë, është një “observator” vendi dhe netëve ndizen e yjet ca këputen e bien, ca shuhen ca ndizen flakënaj thuhet.
Lefteri si poet nuk mund të vinte në lluburdinë, sepse pjesa që mbartë poezinë është shpirti atje stivonte lënda poetike, kërkon bardhësi, qelibardhllëk. Dhe kjo pjesëz që gjendet në thellësi të thellësisë në brendi të brendisë po të kishte rënë poshtë fushës do të kishte shijen e fushë mirëpo është sipër në mal dhe qëndron në pjacë ca më lartë e ca më larg. Kështu edhe me Fetiun e Lapardhasë,krijuesin të Bënçës që njohë dhe kam dëgjuar. Ka një të dhënë shpirtërore, që thuhet se asgjë nuk shuhet dhe asgjë nuk harohet. Pena e bejtexhinjve shqiptar të kohë pas kohë nuk mbeti e ndryshkur. Ai pasion që kishte krijuar e nxjerr xhevahire u trashëgua nëpër brezni, kjo lloj trashëgimie është pakës e çuditshme sepse ashtu siç përcillet fryma nëpër shekuj ashtu përcillet edhe pjesa lëndore e saj një thërrmijë e vogël shpirtërore. Ajo nuk lihet me testament por i vihet i sillet në ëndërr në ngasje a diku tjetër i lind befasisht në të vërtetë atëherë vjen vakti i shpërthimit. Si mundej vallë në atë kohë kur literature e huaj ishte e bllokuar, ajo shqipe e hershme e kyçur nëpër sëndukë e arkiva dhe më shkoqur akoma atje në Pilur a kishte literaturë të atillë që do të ndikonte tek Lefter Cipa për ti dhënë frymëzimin poetik. Nuk erdhi forcërisht, por në mënyrën e vet spontane vjen e të gjen dhe ky quhet fat. Poetet kanë pasuri fjalët e tyre që bëjnë ctë duanë me to, kurse një i pasur mezi lidh dot dy fjalë ndërsa kapitalet e tij i qarkullon mrekullisht, sepse mund të them atij i është dhënë pasuria, poetit poezia.
6.
Lefterin unë nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time, ndërsa këngën e tij e kam dëgjuar e dëgjoj përditë. E kam parë vetëm një herë në një takim ndoshta vjet në bibliotekën e Vlorës. Mu duk i zakonshëm pa e njohur pyeta si të gjithë nuk mu duk njeri interesant i zakonshëm në shikimin e parë. I shkurtër jo si të gjithë me flokët dhe me cigaren që mbante në buzë, një jugor tipik, që më dukej se brenda ziente , se mbante dot vendi. Po ai kush është. Nuk e njeh, Lefter Cipa. Por një natë më tipos pra më breu diku në thellësi dhe s’më shqitej dot mendimi, tërë natën e Perëndisë time, të shkruaj diçka për Lefter Cipën. Diçka që nuk ngjante me fjalët e hedhura në plumb ose në bojë nga paraardhësit, nëpër rodhanë të tëra letra. Kështu zura fjalët për Lefterin e këngës piluriote. Unë mund të them se ku është ose kjo është këngë, pra kënga e një engjëlli do të dëgjohet, përtej hapësirave të kalitura nga mjegullat. Do të dëgjohet dhe ka për të rënkuar shpirti është një shprehje, që më pëlqen ta përdor nga mistiket, që do të thotë ngrehu merr penën, laptopin modernë dhe shkruaj, sepse është gjëmim shpirti. Unë i njoh gjëmimet e shpirtit deri diku ngritjet dhe uljet e saj. Janë dallgë të atij deti, që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën e ujit. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël:

Cili është ndërkohë instrumenti matës i valës shpirtërore? Shpirti i poetit.

Nuk ka instrument matës për këtë pasuri që gëzon tërë njerëzia, përveçse shenjtorëve që masin dallgëzimet e tyre, por nuk mund ti vendosim dot koordinata dhe as peshë e të tjera apo njësi matëse që ka nxjerrë bota jonë. Në këtilla hulli unë marr shpirtin e një poeti. Dhe shpirti i këtij poeti dhe për këtë jam tepër i sigurt, që ai ka derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje, mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë. Këngët që krijoi Lefter Cipa diku në jug, në Pilur duhet të mbrohen mirë dhe që kur ai propozoi për shtëpi folklori në Pilur le të bëhet, ndoshta le ta marri nismën bashkia, por nuk di dhe nuk jam i sigurt që kryebashkiaku mund ta bëjë atëherë organizmi ynë kulturor shtetëror le ta bëjë, një shtëpi folklori në Pilur, pra pikërisht shtëpinë e Lefter Cipës. Prandaj më sipër citova, rastet që nëpër banesat e përjetshme të poetëve kanë ndërtuar tyrbe ku shkojnë e falen, ne le të bëjmë më të thjeshtën, një shtëpi isopolifonie në Pilur, atje në jug dhe me një qëllim të madh, në trevën e patriotizmit, të cilës ai i kushtoi dhjetëra fjalë vargje zemre. Ngase jam tepër i sigurt se kënga e Lefterit dëgjohet atje ku është hapësirë dhe rrojnë shpirtrat. Atje ku është dielli i paperëndishëm. Do të këndohet kënga dhe do ta dëgjojnë shpirtrat, përtej hapësirës tonë. Pra këndo një këngë shpirti, që ta dëgjojnë edhe të vdekurit e pavdekshëm. Në shtatë qiej larg nesh. Përndryshe nëse poeti L.C do të thoshte: Unë ika lamtumirë ajo do të dëgjohej ose ndihej vetëm brenda hapësirës tonë. Pra përkushtimi në këtë rast do tu përkiste vetëm të vdekurve të vdekshëm, pjesës tokësore, që mbetet e vdekshme për çdo rast. Ndërkaq ai shprehet më bëni një nder të madh ose i bëni një nder iso-polifonisë rriteni e seliteni trungun e saj, jo me dogma, dritëza që kërkon poeti Cipa. Është ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Le të bëhemi edhe ne pak koshient.
Nëse ne nuk e bëjmë shprehja do të na gjykoj historia nuk hynë shumë në punë. Ata që e dogjën e prishën e vodhën maskarallëkëshe e turpërishtë ja nxorën sytë nuk pësuan gjë, ndonëse ne themi se: ”Ka Perëndi mbi sipërfaqen e kësaj toke, por përse i lë ende ata që marrin kazma e lopata për të shkulur nga themelia gjithë ata që krijuan brezni të tëra në këtë vend të sertë të Ballkanit. Përse nuk i ndjek pas mallkimi i brezave të tërë dhe përse vallë u duhet ajo djegia në rrathët e ferrit. Një poet si Lefter Cipa shikon pak më gjerë e pak më thellë, ai shikon andej nga drita. Kahu i saj, agimi i paperëndueshëm. Këngët e Lefter Cipës dhe zëri uji kroi i grupit të Pilurit është dhe do të mbetet si një testament, që vjen nga një vend malor sipër detit. Është një dëshmi pathyeshme e pazhbëshme e pa rrëzueshme. Këngët e Lefter Cipës që krijo shpirti i tij janë të futur thellë në kujtesë dhe që të harrohen duhet të kenë ikur brezni të tëra dhe të jenë shpërbërë disqet digjitale apo qindra filmime e kaseta këtu e tërë botën ku lëviz e qarkullojnë shqiptarët, por jo vetëm shqiptarët sepse i kanë edhet huajt pra që të zhduket kjo pasuri është një mundim i kotë,ne kemi detyrën ta mbrojmë dhe të ruajmë.

 

Nga: Gëzim Llojdia

“Luna Park”, me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj

Drama shqiptare, në Festivalin e Filmit në Selanik

“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”

Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të

Mundësi për të aplikuar në Guinness

Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe

“Janë 5 valixhe të mëdha me objekte personale”

Ku do ekspozohet trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit?