MENU
klinika

Një në krah dhe një në...

Detaje nga ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit

02.02.2021 - 12:15

Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e djeshme në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëlllua me dy plumba që i morën jetën.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se nga arma “Scorpion” janë bërë dy qitje dhe të dy plumbat e kanë kapur 41 vjeçarin. Një prej plumbave e ka kapur Shkëlzen Kastratin në ballë dhe tjetri në krah.

Ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa autorët që dyshohet se janë profesionistë, u larguan me një mjet tip Range Rover të cilit i vunë flakën në Mbrostar. Kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë janë sekuestruar nga grupi i hetimit dhe pritet që ato të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen dhe autorët.

Shkak paraprak bëhet me dije se është hakmarrja, pasi vëllai i Shkëlzen Kastratit ka rënë edhe më herët pre e një atentati, ndërsa vetë është përfshirë në disa ngjarje kriminale. 41 vjeçari do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall