MENU
klinika

Peshkopi-Tiranë i kalueshëm me zinxhirë, ja situata

Dibra totalisht e bllokuar nga bora

14.02.2021 - 11:06

Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bllokuar shumicën e rrugëve të Dibrës. Trashësia e borës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm.

Akset rrugore Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.

Aksi Ura e Çerenecit- Librazhd është i bllokuar.

Aksi Peshkopi-Qafë Draj-Kukës është i bllokuar.

Aksi Peshkopi – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë.
Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative të Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, rrugët janë të pa kalueshme.

Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Sllovë, Selishtë, Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike. Deri tani nuk raportohen emergjenca shëndetësore nga zonat e thella.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN