MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Digjet para Ministrisë së Arsimit libri që ofendon shqiptarët

11.02.2021 - 10:07

Përfaqësues të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, ata kanë djegur librin e gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit.

Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë djegur faqet e librit ku thuhet se shqiptarët kanë prejardhje turke, rome dhe çerkeze, dhe se Maqedonia e Veriut është mbushur me shqiptarë në 200 vitet e fundit nëpërmjet proceseve politike.

“Këta libra shkollorë, siç është rasti me këtë libër që po e shihni këtu, lëre që na ofendojnë, lëre që na hedhin poshtë historinë tonë, por edhe vendosin bazën për ndoshta elemente fashiste kundër shqiptarëve në të ardhmen”, tha Omer Ajdini, Forumi Rinor i ASH-AAA.

Pas aktit simbolik kanë ndërhyrë edhe forca të shumta policore, të cilat kanë si qëllim rritjen dhe ushtrimin e trysnisë dhe kalimin në heshtje të këtij skandali. Libri i gjeografisë është vetëm një nga shembujt e teksteve shkollore me përmbajtje fyese, të pavërteta dhe fakte të shtrembëruara në Maqedoninë e Veriut. Pas reagimeve nga opinioni publik , Ministria e Arsimit ka premtuar korrigjimin e përmbajtjes. Maqedonia e Veriut vetë ka probleme të ngjashme me Bullgarinë, e cila ka bllokuar mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për anëtarësim në BE të RMV-së për shkak të mosmarrëveshjeve.