MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Dopietë tjetër e Manajt për Barcelonën B

21.02.2021 - 20:28

Rey Manaj shënon një tjetër dopietë për ekipin e tij Barcelona B. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy nga tre golat e skuadrës katalanase në sfidën e javës së 17-të në ligën e tretë ndaj L’Hospitalet.

22-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të duke goditur saktë me kokë topin e dërguar nga Alvaro Sanz. Në fund të pjesës së parë, katalanasit e vegjël fitojnë penallti dhe Manaj nuk gabon nga 11 metra. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për Barcelonën B. Këtë sezon Manaj ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje kampionati.

Kjo javë regjistroi lumë golash nga sulmuesit e Shqipërisë. Sokol Cikalleshi me dopietë, Myrto Uzuni, Armando Broja dhe Rey Manaj shënuan në ndeshjet me skuadrat e tyre.