MENU
klinika

Serie A, Java 21

Dy gola të Pandev, Napoli bie në Genova

06.02.2021 - 22:40

Napoli ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, duke kompromentuar shumë objektivin primar që ka, pjesëmarrjen në Champions League. Genoa në shtëpi e mposhti 2-0.

Protagonisti i sfidës ishte Goran Pandev, autori i të dy golave të vendasve. Ish-sulmuesi i Inter-it ka përfituar nga dy pakujdesi të mbrojtjes dhe nuk ka falur në minutën e 11-të dhe të 26-të.

Pandev është lojtari më i vjetër që ka koleksionuar të paktën dy gola dhe 2 asiste në 5 kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon. Genoa e mbylli pjesën e parë 2-0, me Gattuson tepër të nervozuar në stolin e Napolit.

Miqtë ngushtojnë në 80’ me Politanon, por pa mundur të evitojnë humbjen. Napoli mbetet në vend të pestë dhe tashmë zërat shtohen për shkarkimin e trajnerit. Hysaj nuk u preferua, edhe pse ishte në stol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN