MENU
klinika

PD e LSI bashkojnë forcën në tri qarqe, në 9 të tjera do të ketë…

Dy lëvizjet e Lulzim Bashës në koalicionin e ri për zgjedhjet e 25 prillit!

25.02.2021 - 11:02

Nga ora 11 e drekës së ditës së djeshme deri në mesnatë kanë vijuar negociatat për të përmbyllur koalicionin opozitar me 13 parti.

aleanca per ndryshim-zgjedhjet-pd-aleatet-koalicionOpozita e bashkuar shfrytëzoi në limit afatin për të regjistruar në KQZ përbërjen e koalicionit. Partia do të ketë në përbërje të koalicionit 13 parti të tjera, ku përfshihet Partia Republikane, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut etj. Ajo që spikati në këtë koalicion ishte lëvizja e kryedemokratit Lulzim Basha për të afruar në koalicionin e djathtë Partinë Balli Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga Artur Roshi dhe rikthimin e Partisë Fryma e Re Demokratike me kryetar ish-Presidentin Bamir Topi.

Duket se me këto dy lëvizje kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka dashur të përçojë dy mesazhe: të falë ata që nuk iu bindën vendimit unanim të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet në 2019-ën, por që kanë qenë konsekuent opozitarë dhe mesazhi i dytë ka qenë gatishmëria e z. Basha për të zgjeruar koalicionin edhe me ata të cilët ka pasur përplasje, por që objektivi është i përbashkët për largimin e qeverisë aktuale.

Kujtojmë që Partia Fryma e Re Demokratike ka bashkëpunuar edhe me maxhorancën aktuale në pushtetin lokal. Po kështu, Partia Demokratike do të ketë në përbërje të saj edhe aleatët që i qëndruan besnikë në 2019-ën në djegien e mandateve. Në marrëveshjen e firmosur me të gjithë aleatët bien dakord që të mandatojnë Lulzim Bashën si kryetar të Partisë që udhëheq koalicionin që të propozojë listën me kandidatë për deputetë. Ndërkohë, hapësira e gjithsecilit në listën emërore që dorëzohet jo më vonë se data 5 mars, do të përcaktohet në vijim.

“Termat konkretë të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e udhëzimit nr. 1, dt. 23.12.2020 të KQZ-së. Në listën shumemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake”, shkruhet ndër të tjera në marrëveshjen mes PD-së dhe aleatëve.

FORMULA ME LSI

Në zgjedhjet e 25 prillit PD-ja do të jetë në aleancë edhe me Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe për këtë pritet që deri më datë 1 mars të ketë një marrëveshje publike mes forcave politike për bashkëpunim para dhe paszgjedhor.

Ekipet e PD-së e LSI-së kanë kalkuluar që në tri qarqe të bashkojnë listat në mënyrë që të maksimizojnë votat. Kështu, në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe të Dibrës, PD e LSI do të kenë listë të përbashkët. Kandidatët potencialë do të jenë pjesë e listës së PD-së në këto tri qarqe. Kështu, PD e LSI do të bashkojnë votat në këto tri qarqe në mënyrë që të favorizohen edhe nga formula e përllogaritjes së mandateve.

Në këtë mënyrë, nëse marrim shembullin konkret qarkun e Gjirokastrës, nëse PD e LSI kur kandidojnë më vetë në qarkun e Gjirokastrës marrin vota për një mandat dhe u teprojnë vota të cilat nuk marrin vlerë, pasi nuk janë mjaftueshëm për mandatin e dytë nëse mbetjet nga secila bashki mblidhen, ekziston mundësia që të prodhojnë mandatin shtesë. Kjo logjikë është ndjekur edhe për dy qarqet e tjera. Në Gjirokastër, LSI-ja do të ketë dy kandidatë ndërsa PD vetëm një. Ndërsa në Kukës do të jetë e kundërta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN