MENU
klinika

Premier League, Java 23

E pëson në limit, United shpërdoron dy herë avantazhin

06.02.2021 - 23:01

Manchester United lë dy pikë në shtëpi përballë Everton, në barazimin e cmendur 3-3. Një gol i pësuar në sekondat e fundit u heq “Djajve të Kuq” të marrin maksimumin.

Sfida e Old Trafford është zhbllokuar nga Edinson Cavani në 24’. Uruguajani nuk e ka patur të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë pas krosimit perfekt të Rashford. Në fundin e pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë për vendasit. Autori ishte Bruno Fernandes, që ka shënuar një gol si me magji.

Everton ka arritur të barazojë kundër Manchester United në harkun e 3 minutave me të nisur pjesa e dytë. Doucoure ka ngushtuar diferencat në minutën e 49-të pas një pritje të gabuar të De Gea-s dhe James Rodriguez ka barazuar në të 52-ën. Sfida totalisht e hapur.

Megjithatë, McTominay kalon sërish vendasit në avantazh në 70’. Kur u mendua se United mori fitoren, në minutën e 95-të Calvert-Lewin barazoi shifrat, duke shtangur vendasit. 2 pikë të lëna që ndikojnë shumë në luftën për titull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN