MENU
klinika

Eksperti amerikan flet për njohjen e Kosovës

“Është një mesazh i qartë për BE!”

03.02.2021 - 10:59

Eksperti amerikan i çështjeve politike në Ballkan, Alon Ben Meir, ka komentuar marrëveshjen Kosovë-Izrael për vendosje të marrëdhënieve diplomatike dhe njohje reciproke.

Profesori amerikan thekson se kjo marrëveshje dërgon mesazh të qartë tek pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat e kundërshtojnë sovranitetin dhe legjitimitetin e Kosovës.

“Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që vendos ambasadën e saj në Jeruzalem. Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet. E ardhmja e Kosovës është me BE-në, dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt sesa më vonë”, shprehet ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë