MENU
klinika

Bëri shqiponjën në mes të Rusisë

Era Istrefi: E kisha detyrim shpirtëror

03.02.2021 - 12:27

Era Istrefi është një ndër këngëtarët më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Dyert e suksesit këngëtares i janë hapur njëra pas tejtrës.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka folur lidhur me depërtimin e artistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare si dhe sukseset e saj.

Gjithashtu ajo foli dhe për momentin kur bëri shqiponjën që mori të gjithë vëmendjen e nga mediat.

“E kam ndjerë obligim shpirtëror që të bëj shqiponjën si lloj falënderimi për gjithë përkrahjen që më është bërë, më kanë qortuar pak por u kam treguar se ka qenë shumë spontante, e kam ndjerë. 

Në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve”, thotë Istrefi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN