MENU
klinika

Thirrja e presidentit turk

Erdogan kërcënon SHBA-në: Ose do të jeni me ne ose kundër nesh!

15.02.2021 - 18:28

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sulmoi hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditën e sotme. Sipas mediave të huaja, Erdogan iu drejtua Uashingtonit duke i bërë thirrje që të ndalonte mbështetjen e terroristëve.

Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e luftëtarëve Kurdë, që vranë trupat turke në Irak.

“Ajo thjesht erdhi në vëmendjen tonë atëherë. Ju jeni qartë prapa PKK dhe YPG”, tha Erdogan.

Presidenti turk i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara ose të qëndrojnë pranë Turqisë ose kundër saj.

“Nëse jeni me ne në NATO, do të jeni të sinqertë me ne. Ju do të jeni pranë nesh. Jo pranë terroristëve”, tha ai.

Kujtojmë se të Shtunën, Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) kishin rrëmbyer dhe vrarë 13 Turq në Irak. Megjithatë, PKK pretendon se 13 Turqit humbën jetën gjatë bombardimeve nga forca ajrore turke dhe nuk u vranë qëllimisht.