Pavarësisht nga ndryshimi i shumëpritur politik në Uashington, Europa nuk ka gjasa të këtë mbështetjen e saj pakushte nga partneri i saj trans-Atlantik.
Katër vitet e udhëheqjes së Donald Trump ishin të mbushura me tension dhe përplasje midis SHBA dhe Europës – në fakt, midis SHBA-së dhe aleatëve të saj tradicionalë, përfshirë Meksikën dhe Kanadanë. Sidoqoftë, tendosja e marrëdhënieve SHBA-BE ka qenë edhe para se Trump të vinte në pushtet.
Stili i çuditshëm i Trump – retorika dhe veprimi e tij ishte një tregues për Europën që kontinentit i duhej urgjentisht të krijonte pozicionimin e vet të udhëheqjes ndaj Uashingtonit.
Pas Luftës së Dytë Botërore, formimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në 1949 dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit të Varshavës në 1991, SHBA-ja u bë udhëheqësi i pakontestueshëm i Perëndimit dhe superfuqia e vetme e globit.
Angazhimi i SHBA-së për paradigmën e pasluftës ishte i dobët. Si pasojë, deklaratat nga elitat politike të Europës në vitet e fundit sugjerojnë një dialog midis qeverive europiane në lidhje me përkufizimin e tyre të marrëdhënies me Uashingtonin, një aleancë që ka drejtuar botën për dekada.
Në një deklaratë në maj 2017, kancelarja gjermane, Angela Merkel, artikuloi ndryshimin masiv në perspektivën e re politike të Europës kur tha: “Kohët në të cilat mund të vareshim plotësisht nga të tjerët, në një farë mase, kanë mbaruar”.
Në atë fjalim të rëndësishëm në Mynih, Merkel sinjalizoi fundin e mbështetjes disproporcionale në SHBA dhe Britani.
Arsyeja që qëndronte pas mosbesimit në Uashington dhe Londër ishte e qartë. Nga njëra anë, Presidenti Trump është përpjekur vazhdimisht për të përmbysur politikat tradicionale të SHBA ndaj Europës, duke përfshirë një sulm të ashpër ndaj integritetit dhe misionit të NATO-s, dhe rëndësinë e kësaj të fundit për SHBA-në për sa i përket sigurisë globale.
Nga ana tjetër, Britania e Madhe, jo më anëtare e Bashkimit Europian, është përballuar me BE-në sfidat e saj më të mëdha, pasi ajo refuzoi jo vetëm politikat fiskale të BE-së, migracionin dhe politikat e tjera, por edhe vetë nocionin e ‘Komunitetit Europian’, plus tërheqjes globale të Uashingtonit.
Duke dëshmuar këtë ndryshim sizmik në qëndrimin e politikanëve kryesorë të Europës, ishin edhe vërejtjet e Presidentit francez, Emmanuel Macron, në nëntor 2018 kur ai bëri thirrje për një “ushtri të vërtetë europiane” për të mbrojtur kontinentin nga kërcënimet e jashtme.
“Ne duhet të kemi një Europë të aftë të mbrojë vetveten pa u mbështetur vetëm në Shtetet e Bashkuara,” tha Macron.
Ndërsa ka disa të vërteta për ato çfarë kanë cituar mediat se “BE ndihet më e qetë ndërsa Biden ndodhet në Shtëpinë e Bardhë”, kjo nuk duhet të ngatërrohet me faktin që Presidenti i ri Amerikan mund të jetë në gjendje të fuqizojë edhe njëherë lidhjet midis BE-së dhe SHBA-së.
Të dhënat aktuale nga një sondazh nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare konfirmojnë qëndrimin thelbësor të Europës ndaj SHBA-së. Sondazhi përfshiu më shumë se 15,000 njerëz në 11 vende të BE-së dhe u zhvillua pas fitore së Biden në zgjedhjet presidenciale.
Sipas sondazhit, shumica në vendet kryesore të BE-së besojnë se “sistemi politik i SHBA-së është prishur”, se “Kina do të jetë më e fuqishme se SHBA brenda një dekade” dhe, së fundi, se “Europianët nuk mund të mbështeten te ndihma e SHBA-së.
Dhe ajo çfarë është më interesante është fakti se sondazhi sinjalizoi një zhvendosje masive gjeopolitike në pikëpamjen e europianëve drejt aleancave globale, duke cilësuar “Berlinin, në vend të Uashingtonit, si partnerin më të rëndësishëm”.
Për sa i përket besimit në shtete të ndryshme, vetëm 27 përqind e europianëve të anketuar besojnë se “Amerikanëve mund t’u besohet” pasi votuan për Trump në 2016. Me Gjermaninë që aktualisht është udhëheqësi de facto i Europës, pikëpamjet e gjermanëve ndaj homologëve të tyre amerikanë janë veçanërisht kritike.
Prandaj, SHBA-ja duhet të marrë parasysh se 53% e të anketuarve gjermanë kanë humbur besimin tek një vend që dikur ishte një partner i ngushtë. ECFR zgjodhi pragun e inaugurimit të Biden për të publikuar gjetjet e raportit, i cili ishte një mesazh për administratën e re që të tregojë më shumë kujdes gjatë përpjekjes për të rregulluar marrëdhëniet e prishura në të dy anët e Atlantikut.
Topi nuk është më vetëm në fushën e Uashingtonit. Fakti që shumica e europianëve besojnë në udhëheqjen e afërt globale të Kinës në një çështje prej disa vitesh do të thotë se BE nuk do të tolerojë asnjë ultimatum amerikan për të zgjedhur midis Uashingtonit dhe Pekinit.
Kjo e fundit nuk është më një fenomen ekonomik, por një forcë e pakthyeshme në skenën globale që nuk mund të hiqet lehtë, ‘të sanksionohet’ në mënyrë efektive ose të dëshirohet në mënyrë të thjeshtë.
Vitet e ardhshme duhet të jenë të mjaftueshme për Europën për të përcaktuar identitetin e saj të ri.
Duke marrë parasysh krizat politike europiane, me Italinë që është shembulli i fundit, dhe pasojat e pashmangshme të tmerrshme ekonomike të pandemisë Covid-19, udhëtimi i Europës drejt një versioni të riorganizuar të vetvetes ka të ngjarë të jetë i dhimbshëm dhe, si të gjitha zgjedhjet e vështira, i mbushur me sfida.