MENU
klinika

Aktiviteti i bllokuar ekonomik dhe papunësia ngadalësojnë rikuperimin

Eurozona në recesion të dyfishtë

13.02.2021 - 15:26

Ekonomia e Eurozonës  është në recesion të dyfishtë, si shkak i kufizimeve për shkak të një ringjalljeje në rastet e koronavirusit. Sipas një sondazhi të Reuters, perspektiva e tyre tashmë e dobët ishte anuar edhe më shumë në dobësim.

Duke pasur parasysh vonesat në shpërndarjen e vaksinave të Bashkimit Evropian dhe shqetësimet në lidhje me variantet e reja të koronavirusit që mbështesin bllokimet aktuale, aktiviteti i bllokuar ekonomik dhe rritja e papunësisë përbëjnë një kërcënim serioz për çdo rikuperim të pritshëm.

Vetëm muajin e kaluar ekonomia ishte parashikuar të kishte një rimëkëmbje të mprehtë dhe të rritej 0.6% këtë tremujor pas tkurrjes 0.7% në TM4. Por këto pikëpamje u kthyen në të parealizueshme në sondazhin e javës së kaluar me të pranishëm mbi 75 ekonomistë. Me rritjen në rastet e COVID-19 u kërkuan kufizime të reja në aktivitetin ekonomik dhe shoqëror.

Ekonomia e Eurozonës u parashikua deri në sondazhin e fundit për tkurrjen e 0.8% këtë tremujor. Kjo pasi PBB-ja në zonën e euros u tkurr në dy tremujorët e parë të vitit të kaluar – duke i bërë pritjet aktuale për një një recesion të dyfishtë. Mbi tre të katërtat, ose 28 nga 36 ekonomistë që i përgjigjen një pyetje shtesë, thanë se rreziqet për perspektivën e tyre të rritjes ishin anuar në dobësim.

“Supozimi ynë i punës është që disa kufizime do të fillojnë të hiqen në Prill dhe se pjesa më e madhe e kufizimeve të dëmshme ekonomikisht do të hiqet në Maj-Qershor.” Rimëkëmbja e Evropës nga një recesion i shkaktuar nga pandemia COVID-19 është vonuar disi por duhet të rritet me hap nga mesi i vitit, tha Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde.

SCAN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Fajtor mbetet Covid-19

Eurozona në prag të recesionit me dy rënie


Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri

Detajet e rëndësishme që do të bëjnë ndryshimin e madh

Formula e re për të rritur pensionet e ulëta