MENU
klinika

Pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia

Evropa do rrezikojë kur të nisë rimëkëmbja

15.02.2021 - 09:03

Udhëheqësit e BE-së mund të mësojnë nga presidenti i SHBA Joe Biden dhe të marrin masa të guximshme të mbështetjes fiskale.

Nëse i kërkoni, mund të gjeni arsye për optimizëm në parashikimet ekonomike të Komisionit Evropian të botuara javën e kaluar. Ndërsa Evropa është përsëri në recesion për shkak të izolimeve prej pandemisë viti i kaluar doli më mirë se sa pritej.

Me perspektivat e përmirësuara të rritjes nga fundi i këtij viti, BE do të rikuperojë humbjet e prodhimit pandemik deri në mes të vitit 2022, më herët sesa mendohej më parë.

Por sigurisht ka edhe një parashikim që nuk është shumë optimist dhe është se prodhimi ekonomik i bllokut do të mbetet dukshëm nën trendin e para-pandemisë.

Disa ekonomi – Spanja dhe Italia – ende nuk do të kenë rikuperuar nivelet e tyre të të ardhurave kombëtare në fund të 2019 deri në fund të vitit të ardhshëm.

Me fjalë të tjera, Brukseli aktualisht pret që BE të vuajë ekonomikisht nga pandemia, pasi kërcënimi shëndetësor te lsrgohet. Liderët politikë nuk duhet të lejojnë që kjo të ndodhë. Në vend të kësaj, ata duhet të synojnë të tejkalojnë parashikimet me një veprim politik më agresiv sesa parashikohet aktualisht.

Kjo do të thotë, mbi të gjitha, t’i japësh rimëkëmbjes sa më shumë mbështetje fiskale.

Në përgjithësi, qeveritë kanë bërë një punë të admirueshme për të mbështetur ekonomitë e tyre deri më tani. Pika e rrezikut do të vijë ndërsa rritja do të merret seriozisht nga mesi i vitit, kur programet e vaksinimit do të jenë mjaft të kompletuara për heqjen e shumë kufizimeve në aktivitet.

Në atë pikë, qeveritë me të drejtë do të heqin paketat e mbështetjes së të ardhurave që kanë mbajtur bizneset dhe familjet në këmbë.

Rreziku është që kjo të tërheqë shumë kërkesa nga ekonomia dhe të rrezikojë rimëkëmbjen. Sipas parashikimeve të FMN, shumë ekonomi përfshirë Gjermaninë, Spanjën dhe Hollandën janë vendosur për shtrëngime masive strukturore fiskale këtë vit.

Kjo mund të mos e dëmtojë rimëkëmbjen: dëshirat e konsumit dhe optimizmi post-pandemik mund të rrisin kërkesën private më shumë se sa për të kompensuar tërheqjen e sektorit publik. Por kjo shpresë është një bazë e lëkundshme për politikë. Rreziqet që kërcënojnë të frenojnë kërkesën private janë shumë të mëdha dhe të shumta.

Midis tyre është numri i madh i ndërmarrjeve të trazuara, dita e llogaritjes së të cilave është shtyrë nga kreditë e lira dhe pezulluar nga procedurat e falimentimit. Shumë shpejt, tejkalimet e borxhit të korporatave dhe një valë e mundshme e dështimeve të biznesit do të kufizojnë aftësinë e sektorit privat për t’u kthyer.

Një rrezik tjetër është që optimizmi dhe besimi nuk arrijnë të materializohen. Ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë kthyer jetën dhe jetesën tonë me kokë poshtë mund t’i bëjnë njerëzit të kursejnë më shumë të ardhura se sa më pare.

Pastaj ekziston tendenca e kapacitetit të përhershëm të ekonomisë për tkurrje nëse nuk përdoret plotësisht për një kohë të gjatë.

Këto janë probleme të ndryshme që kërkojnë zgjidhje të ndryshme të politikave. Por të gjithë do të moderohen nga një stimul i detyrueshëm fiskal. Kjo është arsyeja pse pikërisht kur mbështetja për të ardhurat hiqet gradualisht duhet të zërë vendin një stimul fiskal më konvencional.

Evropa duhet të mësojë nga Joe Biden, i cili ka vendosur që rreziku për të bërë shumë më pak se ai i të bërit shumë. Anasjelltas, paketa fiskale e presidentit amerikan ka qenë nën kritikën e Laurence Summers dhe Olivier Blanchard, të cilët shqetësohen se do të dëmtohet më shumë ekonomia.

Rritja “e tepërt” do të ulte automatikisht përgjigjen fiskale të propozuar – disa prej të cilave marrin formën e përfitimeve të zgjatura të papunësisë. Dhe vitet e fundit para-pandemike vërtetuan se presioni i vazhdueshëm i kërkesës, larg shkaktimit të inflacionit, mund të ndryshonte rënien e gjatë të pjesëmarrjes në forcën e punës të SHBA.

Do të ishte tragjike nëse skepticizmi në SH.B.A. forcon dyshimet për një stimul fiskal të ashpër në Evropë, i cili ka nevojë për të paktën po aq.

Kjo nuk do të vijë nga paketa e rimëkëmbjes së BE, e cila është e pakufizuar në madhësi nga buxhetet kombëtare.

Brukseli pret që paratë e tij “të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë” të rrisin ekonomitë e Evropës deri në 2 përqind të produktit të brendshëm bruto dhe më shumë në zona më pak të pasura. Por rritja e nevojshme shtesë duhet të vijë nga qeveritë që lënë të lirë fuqinë e tyre më të madhe fiskale.

Blloku perëndimor gjithashtu duhet të zgjasë pa vonesë pezullimin e rregullave të rregullta fiskale, të cilat përndryshe do të skadojnë në fund të këtij viti.

Amerikanët kanë fatin të qeverisen nga një president i cili ka mësuar mësimin e krizës së mëparshme.

Është koha që t’iu tregohet europianëve që një mundësi e tillë mund të jetë edhe e tyrja.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN