MENU
klinika

"Fajin e kanë ata"

Rusia akuzon BE-në për prishjen e marrëdhënieve

16.02.2021 - 15:49

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov të hënën fajësoi Bashkimin Evropian për marrëdhëniet e saj të përkeqësuara me Rusinë dhe akuzoi bllokun për shkatërrimin sistematik të mekanizmave për bashkëpunim.

Lidhjet midis Rusisë dhe Perëndimit, tashmë në nivelet e ulëta të pas Luftës së Ftohtë, janë vënë nën presion lidhur me fatin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, burgosja dhe trajtimi i të cilit nga Moska kanë rritur mundësinë e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë.

Javën e kaluar Lavrov tha se Moska do të ishte e gatshme të ndërpresë lidhjet me Bashkimin Evropian nëse blloku e vendos sanksione  ekonomike, një deklaratë që Gjermania e përshkroi si zhgënjyese dhe të pakuptueshme.

sergey-lavrov-konica.al
sergey-lavrov-konica.al

Në bisedimet me ministrin e jashtëm të Finlandës të hënën, Lavrov ia hodhi fajin për gjendjen e keqe të lidhjeve Brukselit.

“Marrëdhëniet janë prishur vazhdimisht nga Bashkimi Evropian,” u citua Lavrov të thoshte nga agjencia e lajmeve RIA.

Presioni për sanksionet është rritur që kur Rusia “zemëroi” vendet evropiane këtë muaj duke dëbuar diplomatët gjermanë, polakë dhe suedezë pa informuar shefin e politikës së jashtme të BE-së, i cili ishte në Moskë për një vizitë në atë kohë.

Lavrov të hënën tha: “BE ka shkatërruar vazhdimisht të gjithë mekanizmat pa përjashtim.”

High Representative of the European Union Josep Borrell meets with his counterpart Russian Foreign Minister Sergei Lavrov in Moscow at the MFA Grand Mansion on February 05, 2021.

Sidoqoftë, ai tha, kjo nuk do të thoshte se Rusia do të tërhiqej nga marrëdhëniet e saj me vendet individuale anëtare.

“Mos e ngatërroni Evropën me Bashkimin Evropian. Kur bëhet fjalë për Evropën, ne nuk po shkojmë askund,” tha Lavrov. “Ne kemi shumë miq në Evropë.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica.al