MENU
klinika

Ekipi nuk mori dot pikë

Fantazisti i Kombëtares gjen golin e dytë sezonal

06.02.2021 - 19:19

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sherif Kallaku, ka shënuar golin e dytë në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotiv Zagreb. Fantazisti shqiptar, kishte më shumë se katër muaj që priste të tundte përsëri rrjetën në kampionat dhe më në fund ka thyer mallkimin.

Kallaku kishte shënuar golin e parë dhe të vetëm në kampionatin kroat më 18 shtator. Por që atëherë, pavarësisht paraqitjeve mjaft të mira personale, nuk kishte arritur që të tundte përsëri rrjetën.

Sot, në sfidën kundër Rijekës, Kallaku u tregua i aftë të përfitonte nga një pakujdesi e mbrojtjes kundërshtare, për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Në të dytën, Lokomotiva shënon edhe golin e dytë, por mbetet me 10 vetë dhe Rijeka përmbys 2-3. Kallaku u zëvendësua kur rezultati ishte 2-1. Mëkat që goli i Kallakut nuk i dha pikë skuadrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN