MENU
klinika

Yellen: Do të forcojnë marrëdhëniet me aleatët tanë

G7 angazhohet për të mbështetur ekonominë

13.02.2021 - 15:24

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, deklaroi përpara aleatëve të G7-ës se po angazhohet për ta rikthyer ekonominë në shina, pas rënies më të madhe që nga Depresioni i Madh, një qasje shumë e ndryshme nga ajo e Donald Trump. Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, deklaroi përpara homologëve të saj të 7 ekonomive më të mëdha në botë se Uashingtoni është i vendosur për të promovuar multilaterizmin dhe të forcojë aleancat.

Yellen foli gjatë një videokonference të drejtuar nga Britania dhe bëri thirrje për vijimin me mbështetjen fiskale për të siguruar një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë globale. Britania njoftoi se zyrtarët diskutuan për të ndihmuar punëtorët dhe bizneset, që janë goditur nga pandemia e Covid-19. Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, grupi i G7 përfshin edhe Japoninë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Kandanë.

Ministri italian i ekonomisë, Roberto Gualtieri, deklaroi se G7 është i vendosur të vijojë me veprimet e kordinuara për të mbështetur ekonominë. Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden ka propozuar një paketë prej 1.9 trilionë dollarë në shpenzime dhe ulje taksash, ndërsa në total paketa e ndihmës do të shkojë në 4 trilionë dollarë. /Scan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arsyet pse Putin nuk e ka më vendin aty

Rusia sërish në G7? Gjermania kundër propozimit të Trump!