Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur dhe analizuar ngjarjet e fundit politike dhe jo vetëm, nga fushata elektorale, lëvizjet e opozitës si dhe ardhja e 1 mijë e 170 dozave të vaksinës nga kontrata me ‘’Pfizer’’.
Gjekmarkaj për këtë të fundit thotë se qeveria shqiptare tashmë ka dështuar për procesin e vaksinimit, pasi një tjetër vend i rajonit si Serbia ka 500 mijë të vaksinuar dhe 3 lloje vaksinash.
Ai thotë se ky nivel dozash dhe vaksinimi në Shqipëri ësthë vetëm për propagandë dhe nuk zgjidhin problemin e vërtetë.
“Mendoj që vaksina dhe fushata janë 1 praktikisht. Është koha të kujtojmë u mbars mali, polli njëmijë. Gjithë ajo pritje pompoze që kryeministri iu rezervoi 1 mijë vaksinave. Është më ndikuese, deri tani jemi në shifra që janë nivel propagandistik. Nuk zgjidhin problemin. Janë vaksinuar 650 veta, mjekë, në front që duhet ta marrin këtë sepse e meritojnë.
Situata është alarmante në Shqipëri. Shifrat janë të frikshme. Ato që deklarohen 900 apo 850, po të flasësh me mjekët thonë shumëzoi me 10 ose 15 herë.
Shohim që pasojat mund të jenë të tmerrshme mbi shëndetin fizik të qytetarëve, se lë pasoja në efektet psikologjike, ekonomike. Qeveria është përgjegjëse. E mbulon me fjalën gënjeshtra. Jemi në fund të janarit, ka dështuar plotësisht në procesin e marrjes së vaksinës. Serbia ka 3 lloje vaksinash, që është vend i vogël, ka rreth 500 mijë të vaksinuar. Shumë më lart se mesatarja e BE.
Më keq se kaq s’ka ku të shkojë. Vdekjet kanë qenë shumë të larta. Hajde ta gjejmë të vërtetën, a kanë vdekur ata më shumë në 2020 nga COVID-19 apo arsye të tjera. Nuk ka asnjë masë në vend praktikisht. Lokalet, sheshet, rrugët, njerëzit, një pjesë e tyre nuk janë të përgjegjshëm. Nga ana tjetër është vaksinat që 2 mijë vaksina nuk mund të quhen proces. Tmerrësisht pak, tmerrësisht vonë.
Edhe shoqëritë moderne kalojnë në depresion. Ne nuk kemi tjetër alternativë përpos vendeve perëndimore. Italia po e mban në kontroll, duke ndarë vendin në zona, ndalohen disa gjëra, por punohet gjithsesi.
E ka nën kontroll. E ka në 5%, ne e kemi në nivel katastrofik. Duket vit i pafund, i gjatë. Shpresa për vaksinë duke shumë e largët.’’- tha Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj ndërkohë ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e tij ‘anti-perëndimore’ duke zbërthyer se pse ky i fundit po ndjek këtë metodë. Sipas analistit, Ramës i intereson për zgjedhje të jetë kundër ambasadorëve dhe BE, pasi ka në mendje një proces elektoral të trukuar.
Pavarësisth se analisti e quan ‘bast të fortë’ për Ramën, ai shton se me këtë mënyrë kryeministri bashkë me PD do të ‘thyejnë hundët’.
“Devizë e pastër antieuropiane, dhe antiperëndimore. Jo se Rama ka qenë antieuropian, por mënyra si ka qeverisur, dhe si ka projektuar raportin e 25 prillit, i intereson të jetë kundër ambasadorëve. Ndoshta në mendje ka një proces elektoral të trukuar, i ka dhënë shenjat në marrëveshjen e 5 qershorit. Kryeministri s’ka seriozisht as Kushtetutën, as Reformën, as dialogun. Bast shumë i fortë, i thyen hundën. Ne nuk jemi superfuqi, as demokratike, as me rëndësi, jemi vend i vogël, që varemi kryekëput nga SHBA dhe perëndimi. Kështu që mirëpo i duhet të mbajë larg BE që mos ketë nëpërkëmbë gjatë zgjedhjeve.
Edhe Vuçiç e bëri, reagoi pas mesazhit që i erdhi, dhe tha do mbaj zgjedhjet e tjera pas 1 viti. Rama bëri zgjedhje moniste, më pas u tregua arrogant dhe egoist.
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar 2-3 herë për gjëra shumë të vogla, që duhet të rrëshqisnin në syrin e një ambasadoreje. Ndërsa Rama i bën sfidë të hapur asaj, SHBA, ambasadorit anglez, ka moskuptim logjik. Diskutim i seriozitetit të performancës së ambasadorëve në Shqipëri. Nuk jam nacionalist i verbër. Problemet e demokracisë shqiptarë, janë të shqiptarëve, sado dashamirës që të jenë partnerët, ne duhet t’i zgjidhim vetë dhe kjo do maturim të shqiptarëve, dhe jo ta ccojmë edhe shtetin edhe diellin drejt lindjes.’’- tha Gjekmarkaj.
Sa i përket programit të PD, Gjekmarkaj thekson se propozimet e demokratëve janë të prekshme, ka shifra, si dhe është kuptuar mendësia e shqiptarëve.
Për Gjekmarkajn ky program ka shqetësuar jo pak Ramën i cili përpiqet ta relativizojë me stilin e konsumuar të batutave, por nga ana tjetër shton se Basha pasi ka konfiguruar portretin e vet si lider, tani po shfaqet dhe me ekipin.
“Unë mbështes kauzat e opozitës, sepse na ka vendosur kryeministri në këtë pozicion. S’ka rrugë tjetër vecc rotacionit. Kruse opozita në qeveri duhet monitoruar fuqimisht. Opozita kreshendo ka ardhur duke u rritur. Basha me vendimet radikale me protesta krijoi profilin e një lideri që merr vendime të forta, ndonëse të qortueshme. Ka ardhur duke modifikuar këtë profil, muajt e fundit shumë më tepër. Një komunikator publik, njeri që di të propozojë dhe dëgjojë. Me programin Basha po merr lanccimin e grupit që do ketë përreth për zgjedhjet e 25 prillit, pse jo kandidatë.
Ka një konfiguracion interesant, pasi ka plotësuar portretin evet, tani po shfaqet me ekip. Ai ka kuptuar mendësinë e shqiptarëve. PD ka ekonomistë mjaft të zotë, janë ndalur tek shifra,t numrat. Gjithçka shkon në raport me kohën. Propozime të prekshme. Ka krijuar ngjarje politike, kjo e ka shqetësuar mjaft kampin e kryeministrit që përpiqet në stilin e konsumuar me batuta ta relativizojë. Fakti që është shqetësuar e ndjen se është në hapat e fundit, në muajt e fundit dhe po përpiqet të rezistojë.’’– tha analisti.
Gjekmarkaj nga ana tjetër është optimist për faktin se opozita do dalë me dy lista në zgjedhje, teksa për analistin administrata do të jetë ‘varreza’ e PS ashtu sicc ndodhi me PD në vitin 2013.
“Po e filloj nga LSI që shoh një fenomen interesant. Figura tradicionale me shumë elementë të rinj, të moshës rreth 30 vjecc. Duke qenë parti më e vogël, më në terren, më agresive dhe më në komunikim kokë më kokë. PD ka ringritjen e vet të madhe tani. Ka disa qarqe që spikasin, si Mark Marku në Lezhë, Gazment Bardhi në Elbasan, Bujar Leskaj në Vlorë, ka mbetur Tirana ku ësthë dhe presioni më i madh. Por besoj do jenë Grida Duma, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, apo Belind Këllicci, por mund të ketë dhe emra interesantë surprizë pasi kanë mbajtur debatin politik.
Kjo nuk është fushatë si të tjerat. Jo vetëm prej pandemisë. Do jetë fushatë më shumë e bazuar në rrjete sociale, media dhe takimet e vogla. Shpresojmë që qoftë për qeverinë e opozitën të kenë kohë të mirë të takohen me njerëzit e njihen. Qeveria është në fushë, mjaft agresive. Me mejte të pushtetit politik, lokal, elemente që i ka shumë përzemër. Por edhe me një kosto të një qeverisje dizaster në këto 8 vite.
Fushata do ketë surpriza, rritje tonesh. Është fushatë interesante, e ndryshme nga të tjerat. Qoftë që opozita del me dy lista, nuk e shoh me pesimizëm, por me optimizëm sepse mund t’i rrisë votat. Pavarësisht se Rama u nis për të kundërtën. Administrata do jetë ndoshta bumerangu i kësaj qeverisje. E provoi PD në 2013 dhe iu kthye në gropë. Adminsitrata besoj do jetë një varrezë për Rilindjen, nuk do të durojnë më presionin. Shohin nga LSI për garanci për vendet e punës.
PD ka një fytyrë më liberale, më afër qendrës së djathtë, por pse jo të tentojë dhe drejt zonës gri. Ka tabanin e vet tradicional, të persekutuarit, pronarë etj”-deklaron Gjekmarkaj.