Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të marte në Orikum, Vlorë.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se viktima është gjetur në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë.
Ndër të tjera bëhet me dije se personi i paidentifikuar është një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.