MENU
klinika

njerëzit izolohen në shtëpi

Gjermania goditet nga një stuhi dëbore

07.02.2021 - 14:14

Një stuhi bore dhe erëra të fuqishme kanë goditur veriun dhe perëndimin e Gjermanisë.

Trenat kanë anuluar udhëtimet e përditshme, ndërsa qindra aksidente rrugore kanë ndodhur.

Sipas njoftimeve të policisë, 28 njerëz janë lënduar në rrugët me akull. Autoritetet kanë sjellë të pastrehët në strehimore të ngrohta pas rënies së temperaturave.

Operatori kombëtar i trenave “Deutsche Bahn” tha se linjat kryesore të trenit mes Hamburgut dhe Hannoverit, Berlinit dhe perëndimit, janë anuluar për shkak të grumbullit të borës që ka bllokuar shinat dhe linjat energjetike.

Po ashtu 222 aksidente kanë ndodhur për shkak të kushteve të rënda atmosferike që nga e shtuna.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministri i Shëndetësisë: Nëse është e sigurt dhe efektive, nuk ka…

Gjermania e gatshme të përdorë vaksinën ruse dhe kineze