Nuk e dinim, por këngëtarja Rovena Stefa vendosi të na e tregojë vetë që ajo dhe Elhaida Dani nuk flasin.
Stefa u rrëfye pa dorashka gjatë një interviste për “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”. Teksa foli për karrierën dhe familjen, Rovena u ndal edhe tek marrëdhëniet me kolegët.
Këngëtarja pranoi hapur që nuk flet me Elhaida Danin. Por, ç’ka ndodhur mes vajzave?
Sipas Rovenës, Elhaida ishte treguar hipokrite gjatë një festivali. Edhe pse e kishte komplimentuar për këngëtarja tregoi se Elhaida e kishte votuar me zero pikë. Ndaj, kjo ishte edhe arsyeja që ajo kishte vendosur të mos i fliste më Elhaidës.
Rovena realizoi gjithashtu një intervistë super argëtuese për “Pyetje Express”, përgjigjet e disa prej të cilave i ngatërroi.
Intervista nisi fillimisht me ngjyrat e semaforit, cilat janë ato?
“E kuqe, portokalli, e gjelbër”, tha Stefa.
Cili është numri i policisë, ambulancës dhe zjarrfikësve në Shqipëri?
“Tani është bërë lëmsh me Covid-in, nuk e di”, u përgjigj artistja. (Në fakt jo, kanë mbetur të njëjtët. I dini?)
Sa këmbë ka lepuri?
“Katër”, u shpreh Rovena.
Cili është mashkulli më seksi në estradë?
“Rovena”.
A mund të jetë makiatoja e vogël në filxhan të madh?
“Jo” (mendojeni edhe një herë).
Sa akrepa ka ora digjitale?
“Dy”. (Hmmmm)
Sa shkronja ka emri dhe mbiemri yt?
“11 ndoshta” (po, 11 vërtet)
Cili është emri i vërtetë i Stresit?
“I stresueshëm”. (Në fakt jo, Arkimed Lushaj).
Si shkruhet numri 4 romak?
“Mbrapsht?” (Shkruhet kështu: IV)
Si quhet mashkulli i lopës?
“Demi”.
Cila është shkronja e 35-të në alphabet?
“Z-ja”.
Kush është personi më antipatik në televizionet tona?
“Ka shumë”.
Sa kilometra ka rruga Kosovë-Shqipëri?
“315, s’e di”, u përgjigj Stefa.
Po kështu, Rovenës iu kërkua të thoshte shpejt e shpejt tabelën e shumëzimit me tre dhe ia doli.
“Jam e mirë në matematikë”, shtoi Stefa.