Hong Kongu po mbyll blloqe të tëra rezidenciale pa paralajmërim si pjesë të strategjie së re, të debatueshme, për frenimin e përhapjes së pandemisë. ‘The Guardian’ raporton se në 10 ditët e fundit, skuadrat policore të Hong Kong ka nisur fushatën e ‘kurtheve’, duke detyruar çdokënd që të testohet për virusin ose përndryshe do të gjobitet rreth 645 dollarë.
Në media janë publikuar video të ndryshme njerëzish që vrapojnë për t’i ikur policisë. Qeveria ka deklaruar se autoritetet mund të futen në shtëpitë e njerëzve dhe t’i detyrojnë me forcë që të testohen. Mes ankthit në rritje, mediat lokale kanë publikuar guida se si banorët mund të gjejnë se cila shtëpi do të jetë e radhës.
Strategjia që po ndjek Hong-Kongu është që ndërsa rastet e infektimeve të reja po bien, po shtohet numri i mbylljeve të shenjestruara të ndërtesave masive (si komplekse pallatesh apo lagjesh). Mbylljet zgjasin 1 apo dy ditë, ku njerëzit zbriten poshtë banesave dhe testohen në qendrat e e përkohshme të testimit që ngrihen për këtë qëllim. Kjo ka rritur ndjeshëm numrin e testimeve nga 10 mijë në ditë, në 100 mijë.
Plani parashikon evidentimin e vatrave të infeksionit ku ka popullsi të dendur. Kjo taktikë ka krijuar ndasi. Banorët e një kompleksi janë shprehur se “kurthi ishte i panevojshëm” por nga ana tjetër u ka dhënë qetësi mendore duke ditur se nuk janë konfirmuar raste të reja.
Numri i ulët i rasteve të kofirmuara ka vënë në pikëpyetje kostot efektive të kësaj strategjie. Operacioni i parë u bë në lagjen e mbipopulluar Koëloon ku mes 7 mijë testimeve u konfirmuan 13 raste. Në testimin e fundit, nga 2 mijë persona që u testuan, asnjë nuk rezultoi pozitiv me virusin.