Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës së Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden.
Hoti thotë se Kosova mbetet në prioritet në agjendën e SHBA-ve, ndërsa nuk harron marrëveshjen e 4 shtatorit për të cilën thotë se ky do të jetë vetëm një fillim i një etape të re të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Sipas Hotit, edhe kjo letër ishte një lajm i mirë pë Kosovën.
STATUSI NGA AVDULLAH HOTI
SHBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës
Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.
Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.
Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet.
Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve.
Faleminderit Presidenti Biden!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë Kosovën!
(BalkanWeb)