MENU
klinika

U tha se janë ndarë

I dashuri i Rita Orës flet për marrëdhënien e tyre

03.02.2021 - 12:56

Para pak ditësh mediat rozë raportuan se Rita Ora ishte drejt ndarjes me të dashurin e saj, Romain Gavras. Thuhej se shkak ishte bërë pandemia, që po e mban çiftin larg nga njëri-tjetrit. Daily Mail raportoi se Rita dhe Romain po kalojnë një krizë në çift dhe shkak është bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares.

“Romain e ka mbështetur shumë Ritën gjatë muajve të fundit. Ata kanë probleme, sepse janë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos e dish se kur do të lehtësohen masat. Gjërat mes tyre kanë qenë shumë të tendosura pas festës së saj të ditëlindjes dhe gjithë kritikave që mori. Duket se ata janë në krizë”, tregoi një burim pranë tyre.

Mirëpo Romain i ka hedhur të gjitha thashethemet poshtë dhe ka treguar se mes tij dhe Ritës gjërat po ecin më së miri. Ai ka treguar për “MailOnline” se ata janë ende shumë të afërt, edhe pse Rita është në cepin tjetër të botës, Australi, për shkak të angazhimeve me spektaklin “The Voice”.

“Rita dhe unë jemi shumë të afërt. Ajo është një person i mrekullueshëm”, ka thënë Romain. Më pas ai ka kryqëzuar krahët si të ishte duke përqafuar këngëtaren dhe ka shtuar: “Ne jemi kështu. Jemi shumë të afërt”.

'We are very close': Rita and Romain, who've been in a relationship for more than six months, were plagued by rumours last week that their romance is falling apart

Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se Rita dhe Romain ishin fejuar, sepse këngëtares i ishte parë një unazë në gishtin e fejesës. Mirëpo më vonë këto aludime u hodhën poshtë, pasi Ora nuk u shfaq më në publik me unazën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN