Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, infektohet me Covid-19. Aktualisht gjendja shëndetësore e tij paraqitet e mirë.
Pas disa shqetësimeve dhe simptomave të virusit, Imzot Massafra ka bërë analizat dhe ka rezultuar pozitiv. Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera, sot ai do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti”, në Bari, Itali.
“Jemi të sigurt për profesionalizmin e personelit mjeko-sanitar që po ndjek dhe që do të vazhdojë të ndjek ecurinë e sëmundjes së Arqipeshkvit, por i besohemi edhe lutjes së të gjithëve dhe të secilit që mëshira e Zotit të tregohet me hirin e shërimit për të dhe për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.
Në ditët e ardhshme, duke filluar që nga shtrimi dhe në vazhdim, sapo të kemi njoftime nga drejtoria e spitalit, do informoheni në mënyrë të rregullt”, thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë