MENU
klinika

Pritet të takojë edhe Von Der Leyen

‘Integrimi’ çon Edi Ramën në Bruksel, kreu i Qeverisë takime me zyrtarë të lartë të KE

27.02.2021 - 12:57

Kryeministri i vendit Edi Rama pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare të hënën në Bruksel. Integrimi dhe konferenca e parë ndërqeveritare pritet të jenë në fokus të takimeve.

Shefi i qeverisë do të shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ku fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme. Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

Dy prej çështjeve që pritet të diskutohen, do të jenë ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE dhe ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit.

Sakaq, nuk dihet nëse në BE do të ketë ndonjë diskutim për vaksinat, pasi kryeministri ka kritikuar unionin për shpërndarjen e dozave. Kujtojmë se, disa ditë më parë vetë Rama paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE, i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë, por që Rama nuk ka bërë me dije emrin.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin