MENU
klinika

A do thyhet rekordi?

Ja sa ka qenë temperatura më e ulët në Tiranë

14.02.2021 - 13:04

Prej ditës së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga temperatura ekstremisht të ulëta, ndërsa qytete si Durrësi, Tirana dhe Berati janë zbardhur nga rreshjet e borës.

Meteorologët parashikojnë se acari do të vijojë edhe në ditët e ardhshme me temperatura deri në -16 gradë në disa vende.

Mesdita e së dielës e gjen kryeqytetin me termometrin që shënon 1 gradë celcius, ndërsa gjatë natës pritet të arrijë deri në -8 ndërsa të hënën deri në -9 C, raporton newsbomb.al.

Në Tiranë, rekordi i temperaturës më të ulët është -9.9 C, shënuar më 15 janar të 1968-ës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


ARRSH/ Gjendja e akseve kombëtare

“Rrugët ku qarkullimi bëhet me zinxhirë”